Kryeministri Edi Rama, i cili është edhe Kryetar i Partisë Socialiste, foli këtë të premte pas mbylljes së mbledhjes me Grupin Parlamentar të PS-së, ku ishin të pranishëm edhe anëtarë të qeverisë.
Rama e nisi fjalën e tij përmbyllëse duke u fokusuar te prioritetet që lidhen me punën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai foli për procesin e përputhjes me ligjet e BE-së.
“Duhet të rrisim numrin e seancave, pasi janë shumë ligje që do të kalojnë në filtrin e Kuvendit. Këto dy vite Kuvendi do të ketë ngarkesë si asnjëherë më parë” tha Rama.












