Monday, September 21, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Erion Veliaj padit Presidencën e Republikës dhe prokurin e SPAK, Olsi Dado

by Rilindje
23/01/2026
in POLITIKË
Erion Veliaj padit Presidencën e Republikës dhe prokurin e SPAK, Olsi Dado

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar sot në Gjykatën Administrative të Tiranës një padi ndaj institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë (mandati 2007–2012) dhe prokurorit të posaçëm Ols Dado.

Në padi kërkohet konstatimi i pavlefshmërisë absolute të dekretit të vitit 2008 për emërimin e Ols Dados si prokuror, në një kohë kur, sipas Veliajt, ligji nuk e lejonte këtë pa kryer më parë Shkollën e Magjistraturës, pasi ai ishte noter.

Sipas padisë, emërimi është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit Ols Dado nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit, për shkak të mungesës së arsimit përkatës në Shkollën e Magjistraturës.

Veliaj kërkon gjithashtu që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe të ushtrimit, sipas tij të paligjshëm, të detyrës së prokurorit nga Ols Dado.

Në padi theksohet se të gjitha veprimet penale të ndërmarra ndaj Erion Veliajt, përfshirë masat e sigurisë dhe kufizimin e ushtrimit të mandatit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, mbështeten mbi një akt emërimi të cilësuar si “nul ab initio”, duke sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, si dhe familjes dhe personit të tij.

Sipas padisë, Ols Dado i është propozuar Presidencës në vitin 2008 nga Prokurorja e Përgjithshme e asaj kohe, Ina Rama, ndërkohë që ai nuk plotësonte kushtet ligjore, pasi ishte vetëm noter dhe pa kryer Shkollën e Magjistraturës. Pavarësisht kësaj, Presidenca e ka dekretuar emërimin e tij si prokuror./ Euronews Albania

Tags: Burgerion veliajOls dadopadiapresidencaQeveria

NGA KATEGORIA

Rama tregon “planin” që po sjell ndryshimin DRASTIK: Në Shqipëri do të…
POLITIKË

Rama tregon “planin” që po sjell ndryshimin DRASTIK: Në Shqipëri do të…

20/09/2026
9 muaj në qeli! Veliaj kërkesë të pazakontë GJKKO: Po më mohoni të drejtat! Dua…
POLITIKË

Zhvillim i fundit/ Erion Veliaj nga burgu bën kërkesën surprizë, propozon…

19/09/2026
Erion Braçe bën premtimin e parë publik nëse bëhet kryebashkiak i Tiranës: Do të…
POLITIKË

Erion Braçe bën premtimin e parë publik nëse bëhet kryebashkiak i Tiranës: Do të…

19/09/2026
Dash Shehi akuza Ramës për burgosjen e Veliajt: E njoh mirë shenjtallikun, do ta lërë në burg deri…
POLITIKË

Dash Shehi akuza Ramës për burgosjen e Veliajt: E njoh mirë shenjtallikun, do ta lërë në burg deri…

19/09/2026
Edi Rama vizitë speciale, së bashku me Gregun kaluan natën në…
POLITIKË

Edi Rama vizitë speciale, së bashku me Gregun kaluan natën në…

17/09/2026
Berisha paralajmëron Peleshin: E ke zëvendësin gati…
POLITIKË

Berisha paralajmëron Peleshin: E ke zëvendësin gati…

17/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, fton…
EDI RAMA

Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, fton…

21/09/2026
Çfarë u tha nga Rama në takimin me diasporën në SHBA: Nuk jemi…
EDI RAMA

Çfarë u tha nga Rama në takimin me diasporën në SHBA: Nuk jemi…

21/09/2026
Jepet ALARMI për Shqiptarët: Kujdes! Nëse ju vjen ky mesazh në telefon…
AKTUALITET

Jepet ALARMI për Shqiptarët: Kujdes! Nëse ju vjen ky mesazh në telefon…

20/09/2026
LAJM I FUNDIT/ Edi Rama sapo mbërrin në SHBA, njofton takimin me…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama sapo mbërrin në SHBA, njofton takimin me…

20/09/2026
Askush nuk e priste! Shqipëria bëhet si gjithë bota, ky shërbim do të jetë falas…
AKTUALITET

Askush nuk e priste! Shqipëria bëhet si gjithë bota, ky shërbim do të jetë falas…

20/09/2026
Kryeministri Rama jep lajmin: Në 2025 do të kemi “projektin e ri” për të ndryshuar…
EDI RAMA

“Preket çdo qytet i Shqipërisë!”/ Rama tregon LAJMIN E MIRË: Sjell këtë ndryshim DRASTIK…

20/09/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!