Saturday, November 7, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Erion Veliaj padit Presidencën e Republikës dhe prokurin e SPAK, Olsi Dado

by Rilindje
23/01/2026
in POLITIKË
Erion Veliaj padit Presidencën e Republikës dhe prokurin e SPAK, Olsi Dado

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar sot në Gjykatën Administrative të Tiranës një padi ndaj institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë (mandati 2007–2012) dhe prokurorit të posaçëm Ols Dado.

Në padi kërkohet konstatimi i pavlefshmërisë absolute të dekretit të vitit 2008 për emërimin e Ols Dados si prokuror, në një kohë kur, sipas Veliajt, ligji nuk e lejonte këtë pa kryer më parë Shkollën e Magjistraturës, pasi ai ishte noter.

Sipas padisë, emërimi është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit Ols Dado nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit, për shkak të mungesës së arsimit përkatës në Shkollën e Magjistraturës.

Veliaj kërkon gjithashtu që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe të ushtrimit, sipas tij të paligjshëm, të detyrës së prokurorit nga Ols Dado.

Në padi theksohet se të gjitha veprimet penale të ndërmarra ndaj Erion Veliajt, përfshirë masat e sigurisë dhe kufizimin e ushtrimit të mandatit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, mbështeten mbi një akt emërimi të cilësuar si “nul ab initio”, duke sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, si dhe familjes dhe personit të tij.

Sipas padisë, Ols Dado i është propozuar Presidencës në vitin 2008 nga Prokurorja e Përgjithshme e asaj kohe, Ina Rama, ndërkohë që ai nuk plotësonte kushtet ligjore, pasi ishte vetëm noter dhe pa kryer Shkollën e Magjistraturës. Pavarësisht kësaj, Presidenca e ka dekretuar emërimin e tij si prokuror./ Euronews Albania

Tags: Burgerion veliajOls dadopadiapresidencaQeveria

NGA KATEGORIA

“Krijon buxhet të dedikuar”/ Rama befason me LËVIZJEN e fundit…
POLITIKË

“Krijon buxhet të dedikuar”/ Rama befason me LËVIZJEN e fundit…

07/11/2026
Pas dorëheqjes/ Berishës i skadon mandati pas 10 muajsh, çfarë pritet…
POLITIKË

Po iku Rama, kush do të vijë? Ja si përgjigjet Sali Berisha…

06/11/2026
Kërkoi lirinë/ LAJM I FUNDIT: Gjykata e Lartë jep vendimin “final” për Erion Veliajn
POLITIKË

Përplasja me Ramën/ Erion Veliaj publikon VIDEON: Sikur në Hënë të më çojnë, unë…

06/11/2026
8 korsi dhe me gjelbërim, ministri tregon kur përfundojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës…
POLITIKË

8 korsi dhe me gjelbërim, ministri tregon kur përfundojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës…

06/11/2026
Protesta para Ministrisë së Arsimit, ministri i Brendshëm Ervin Demo i bën thirrje studentëve: Jini…
POLITIKË

Protesta para Ministrisë së Arsimit, ministri i Brendshëm Ervin Demo i bën thirrje studentëve: Jini…

13/10/2026
Bashkia u shkri, punonjësit duartrokasin kryebashkiakun që nuk i la vetëm/ Pamjet e lamtumirës…
POLITIKË

Bashkia u shkri, punonjësit duartrokasin kryebashkiakun që nuk i la vetëm/ Pamjet e lamtumirës…

12/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Arresto Berishën!”/ Protestuesit përplasen me demokratët: Nuk ua lëmë…
TË TJERA

“Arresto Berishën!”/ Protestuesit përplasen me demokratët: Nuk ua lëmë…

07/11/2026
VIDEO/ Plas sherri mes protestuesve! Militantët e PD qëllojnë me shpullë qytetarin që thirri “Berisha në burg”
AKTUALITET

VIDEO/ Plas sherri mes protestuesve! Militantët e PD qëllojnë me shpullë qytetarin që thirri “Berisha në burg”

07/11/2026
EMRI/ Ja KUSH emërohet në krye të shoqërisë shtetërore të sigurisë “Illyrian Guard”
TË TJERA

EMRI/ Ja KUSH emërohet në krye të shoqërisë shtetërore të sigurisë “Illyrian Guard”

07/11/2026
A do të ketë shpërblim për pensionistët në fundvit? Ministrja tregon çfarë pritet…
TË TJERA

A do të ketë shpërblim për pensionistët në fundvit? Ministrja tregon çfarë pritet…

07/11/2026
Nuk i ndahet spitalit/ Erion Veliaj pritet të bëjë një tjetër operacion, çfarë po ndodh me shëndetin…
AKTUALITET

Nuk i ndahet spitalit/ Erion Veliaj pritet të bëjë një tjetër operacion, çfarë po ndodh me shëndetin…

07/11/2026
E shumëpritur nga të moshuarit! Qeveria Rama jep LAJMIN e MIRË për pensionistët…
EDI RAMA

E shumëpritur nga të moshuarit! Qeveria Rama jep LAJMIN e MIRË për pensionistët…

07/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!