Sunday, July 5, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Kush është Besmir Beja, pasuesi i Gazhelit në krye të Doganave

by Rilindje
28/01/2026
in AKTUALITET
Kush është Besmir Beja, pasuesi i Gazhelit në krye të Doganave

Pas lirimit nga detyra të Gent Gazhelit dhe emërimit të tij si zv.ministër i Mjedisit, drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshëm të Doganave i është besuar Besmir Bejës.

Besmir Beja prej muajit gusht të 2024 mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, detyrë të cilën e ushtroi deri në emërimin e tij në krye të Doganave.

Me këtë vendim, Beja merr në duar “timonin” e një prej institucioneve kyçe për ekonominë, buxhetin dhe luftën kundër informalitetit.

》Profil/ Kush është Besmir Beja?

Besmir Beja ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 2008. Më pas ai ka vijuar studimet e nivelit master në “Central European University” në Budapest.

Beja ka një përvojë të gjatë profesionale në sektorin privat, organizata ndërkombëtare dhe administratën publike, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Ai ka qenë pjesë e Sekretariatit Teknik të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi si dhe ka shërbyer si Këshilltar i Ministrit të Drejtësisë.

Për disa vite, Beja ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit në Ministrinë e Drejtësisë, duke luajtur një rol kyç në hartimin dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet evropiane.

Nga viti 2023 deri në korrik 2024, ai ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, ndërsa më pas është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, post që e ka mbajtur deri në emërimin e fundit në krye të Doganave.

Me mbi 12 vite përvojë profesionale, Besmir Beja ka kontribuar kryesisht në fushën e zbatimit të ligjit, hartimit të akteve ligjore dhe nënligjore, si dhe në proceset e reformimit të sistemit të drejtësisë.

NGA KATEGORIA

Protestuesit shembën derën e komisariatit/ Zv.kryeministrja tregon kush qëndron pas…
AKTUALITET

Protestuesit shembën derën e komisariatit/ Zv.kryeministrja tregon kush qëndron pas…

05/07/2026
Revolta qytetare/ Protestuesit befasojnë, sjellin para Kryeministrisë një…
AKTUALITET

Revolta qytetare/ Protestuesit befasojnë, sjellin para Kryeministrisë një…

04/07/2026
“Shporruni”/ Erion Braçe nuk mban më: Policia Bashkiake është angazhuar me gjobëvënie…
AKTUALITET

“Shporruni”/ Erion Braçe nuk mban më: Policia Bashkiake është angazhuar me gjobëvënie…

04/07/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Arti në zi! VDES aktori i madh Shqiptar…

04/07/2026
Autokolona nga Kosova vjen për protestë në Tiranë/ Shikoni çfarë po ndodh…
AKTUALITET

Autokolona nga Kosova vjen për protestë në Tiranë/ Shikoni çfarë po ndodh…

04/07/2026
Tuneli i Llogarasë, Rama: E pabesueshme çfarë ka ndodhur në 2 ditët e fundit…
AKTUALITET

Merr fund pritja! Nis puna për hapjen e tunelit në bypass-in në qytetin…

03/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Pas 4 orësh përfundon mbledha/ Porosia URGJENTE e Ramës për deputetë dhe ministrat…
EDI RAMA

Rama reagon pas lajmeve në “çmendura” në rrjetet sociale: Ja e vërteta! Asnjë…

05/07/2026
Protestuesit shembën derën e komisariatit/ Zv.kryeministrja tregon kush qëndron pas…
AKTUALITET

Protestuesit shembën derën e komisariatit/ Zv.kryeministrja tregon kush qëndron pas…

05/07/2026
Balla ZBULON kush e çoi arkivolin te Kryeministria…
POLITIKË

Balla ZBULON kush e çoi arkivolin te Kryeministria…

05/07/2026
Revolta qytetare/ Protestuesit befasojnë, sjellin para Kryeministrisë një…
AKTUALITET

Revolta qytetare/ Protestuesit befasojnë, sjellin para Kryeministrisë një…

04/07/2026
Kush qendron pas projektit për Sazanin dhe Nartën? Flet eurodeputetja Ilaria Salis
BOTA

Kush qendron pas projektit për Sazanin dhe Nartën? Flet eurodeputetja Ilaria Salis

04/07/2026
Edi Rama përmbyll fjalën me MESAZH të fortë: Shtrëngoni dhëmbët, mos hiqni…
EDI RAMA

Kryeministri Rama flet për gjigantët e “BBC”: Ja çfarë po bëjmë! Protestat në Shqipëri po…

04/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!