Wednesday, April 15, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Militantët e PD sulmuan “Vilën 31″/ Rama u kërkon ndjesë artistëve të huaj: Dëm i madh për…

by Rilindje
01/03/2026
in EDI RAMA
Militantët e PD sulmuan “Vilën 31″/ Rama u kërkon ndjesë artistëve të huaj: Dëm i madh për…

Sulmi me molotovë i militantëve të armatosur të Sali Berishës ndaj rezidencës “Vila 31 x Art Explora” mund të kishte përfunduar në tragjedi. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, i cili shkoi në ambientet e qendrës së artit në Tiranë për të takuar artistët ndërkombëtarë që ndodheshin brenda në momentin e shpërthimeve dhe për t’u kërkuar atyre ndjesë.

Rama tha se i gjeti artistët të traumatizuar dhe e cilësoi atë që ndodhi si “turp shumë i madh” dhe “plagë e hapur” për imazhin e Shqipërisë. Sipas tij, godina që dikur ishte rezidenca e diktatorit sot është kthyer në një hapësirë që i jep vlerë Tiranës dhe vendit, duke mikpritur artistë nga e gjithë bota.

“Prej disa kohësh kjo rezidencë e diktatorit dikur, është kthyer në një rezidencë artistësh që vijnë nga gjithë bota këtu në Tiranë, në një destinacion që jep vlerë dhe e bën të çmuar Tiranën dhe Shqipërinë edhe në këtë drejtim dhe erdha për t’u takuar me artistët dhe për t’ju shprehur atyre të gjithë ndjenjën time të keqardhjes, për t’ju kërkuar falje për atë çka ndodhi mbrëmë kur u gjendën nën një sulm bombash artizanale, që largqoftë, mund të kishin sjellë edhe tragjedi këtu dhe ata janë të traumatizuar, nuk janë në gjendje të flasin për publikun. I mirëkuptoj krejtësisht dhe kjo që ka ndodhur është një turp shumë i madh, është një dëm shumë i madh, është një plagë e hapur në atë që është fytyra e Shqipërisë së re dhe të cilën e përfaqëson dhe kjo rezidencë, të cilën e mishërojnë dhe këta djem dhe këto vajza të talentuara që vijnë nga të katër anët e botës, këtu” tha Rama.

Kryeministri pati një mesazh edhe për simpatizantët e akteve të dhunshme të Berishës.

“Nuk kam fjalë për të thënë për çfarë turpi është ky, por dua t’ju them të gjithë atyre që ende simpatizojnë dhe ende mbështesin barbarët e mbrëmshëm, frymëzuesit e tyre më saktë, se edhe ata që hedhin ato bombat artizanale janë ca totalisht të manipuluar. Pra, atyre që i simpatizojnë, dua t’i them që nga kjo, nga këto humbasin të tërë ata që duan të bëjnë punë, që duan të kenë turistë, që duan të zhvillojnë ekonominë e tyre të vogël, me biznesin e tyre të vogël apo që duan të rrisin qetësisht fëmijët këtu sepse Shqipëria e hapur nuk mund të mbyllet dhe këto kërcitje thjesht dhe vetëm e çojnë ujin totalisht në mullirin e së shkuarës dhe nuk kanë të bëjnë fare me të ardhmen”, tha Rama.

NGA KATEGORIA

Nuk ka pushim për socialistët! Rama kryen LËVIZJEN e papritur: Sjell në Tiranë…
EDI RAMA

Edi Rama merr goditjen e radhës nga Gjykata Kushtetuese. Del vendimi për…

15/04/2026
Thirrja e Ramës në GJKKO/ Reagon avokati i Berishës: Do presim…
EDI RAMA

Thirrja e Ramës në GJKKO/ Reagon avokati i Berishës: Do presim…

15/04/2026
Pallati i djegur në Tiranë, reagon me URGJENCË Edi Rama: Kam një lajm të mirë…
EDI RAMA

Pallati i djegur në Tiranë, reagon me URGJENCË Edi Rama: Kam një lajm të mirë…

15/04/2026
Rama batuta me ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut: Së shpejti do të të…
EDI RAMA

Rama batuta me ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut: Së shpejti do të të…

15/04/2026
“Rritje rroge deri në 2300 euro”/ Qeveria Rama tregon kush përfiton nga vendimi i fundit…
EDI RAMA

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash për…

12/04/2026
Paralajmërohet “FURTUNË” brenda të majtëve, ndryshime rrënjësore në çdo…
EDI RAMA

“Do të zhyten keq!”/ Rama lëshon PARALAJMËRIMIN e fortë për…

12/04/2026

LAJMET E FUNDIT:

Berisha i kërkon largimin/ Rama “SHPËRTHEN” për protestën: Opozita me plehrat…
POLITIKË

Duke pritur 85 vjeçarin e mrekullueshëm Sali Berisha, të rrëzojë Ramën si në Hungari!

15/04/2026
Nuk ka pushim për socialistët! Rama kryen LËVIZJEN e papritur: Sjell në Tiranë…
EDI RAMA

Edi Rama merr goditjen e radhës nga Gjykata Kushtetuese. Del vendimi për…

15/04/2026
Ndryshimi DRASTIK i motit! Paralajmëron IGJEUM: Ja kush rrezikon të përmbytet…
AKTUALITET

Ndryshimi DRASTIK i motit! Paralajmëron IGJEUM: Ja kush rrezikon të përmbytet…

15/04/2026
“Ilir Meta do lirohet brenda verës”/ LAJM I FUNDIT: Vjen deklarata befasuese nga…
POLITIKË

Ditë të vështira në qeli për Ilir Metën: Po më bëjnë këtë gjë…

15/04/2026
Thirrja e Ramës në GJKKO/ Reagon avokati i Berishës: Do presim…
EDI RAMA

Thirrja e Ramës në GJKKO/ Reagon avokati i Berishës: Do presim…

15/04/2026
LAJM I FUNDIT/ E papritur! GJKKO thërret në gjyq Edi Ramën, kush është arsyeja…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ E papritur! GJKKO thërret në gjyq Edi Ramën, kush është arsyeja…

15/04/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!