Friday, July 10, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Militantët e PD sulmuan “Vilën 31″/ Rama u kërkon ndjesë artistëve të huaj: Dëm i madh për…

by Rilindje
01/03/2026
in EDI RAMA
Militantët e PD sulmuan “Vilën 31″/ Rama u kërkon ndjesë artistëve të huaj: Dëm i madh për…

Sulmi me molotovë i militantëve të armatosur të Sali Berishës ndaj rezidencës “Vila 31 x Art Explora” mund të kishte përfunduar në tragjedi. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, i cili shkoi në ambientet e qendrës së artit në Tiranë për të takuar artistët ndërkombëtarë që ndodheshin brenda në momentin e shpërthimeve dhe për t’u kërkuar atyre ndjesë.

Rama tha se i gjeti artistët të traumatizuar dhe e cilësoi atë që ndodhi si “turp shumë i madh” dhe “plagë e hapur” për imazhin e Shqipërisë. Sipas tij, godina që dikur ishte rezidenca e diktatorit sot është kthyer në një hapësirë që i jep vlerë Tiranës dhe vendit, duke mikpritur artistë nga e gjithë bota.

“Prej disa kohësh kjo rezidencë e diktatorit dikur, është kthyer në një rezidencë artistësh që vijnë nga gjithë bota këtu në Tiranë, në një destinacion që jep vlerë dhe e bën të çmuar Tiranën dhe Shqipërinë edhe në këtë drejtim dhe erdha për t’u takuar me artistët dhe për t’ju shprehur atyre të gjithë ndjenjën time të keqardhjes, për t’ju kërkuar falje për atë çka ndodhi mbrëmë kur u gjendën nën një sulm bombash artizanale, që largqoftë, mund të kishin sjellë edhe tragjedi këtu dhe ata janë të traumatizuar, nuk janë në gjendje të flasin për publikun. I mirëkuptoj krejtësisht dhe kjo që ka ndodhur është një turp shumë i madh, është një dëm shumë i madh, është një plagë e hapur në atë që është fytyra e Shqipërisë së re dhe të cilën e përfaqëson dhe kjo rezidencë, të cilën e mishërojnë dhe këta djem dhe këto vajza të talentuara që vijnë nga të katër anët e botës, këtu” tha Rama.

Kryeministri pati një mesazh edhe për simpatizantët e akteve të dhunshme të Berishës.

“Nuk kam fjalë për të thënë për çfarë turpi është ky, por dua t’ju them të gjithë atyre që ende simpatizojnë dhe ende mbështesin barbarët e mbrëmshëm, frymëzuesit e tyre më saktë, se edhe ata që hedhin ato bombat artizanale janë ca totalisht të manipuluar. Pra, atyre që i simpatizojnë, dua t’i them që nga kjo, nga këto humbasin të tërë ata që duan të bëjnë punë, që duan të kenë turistë, që duan të zhvillojnë ekonominë e tyre të vogël, me biznesin e tyre të vogël apo që duan të rrisin qetësisht fëmijët këtu sepse Shqipëria e hapur nuk mund të mbyllet dhe këto kërcitje thjesht dhe vetëm e çojnë ujin totalisht në mullirin e së shkuarës dhe nuk kanë të bëjnë fare me të ardhmen”, tha Rama.

NGA KATEGORIA

“Ku dreqin do t’i gjeni njerëzit?”/ Rama “shpërthen” keq ndaj…
EDI RAMA

“Ky qytet i Shqipërisë ZGJIDHET nga gjigantët e industrisë”/ Rama jep lajmin për…

09/07/2026
Tirana zien nga protestat! Nuk do ta besoni çfarë po ndodh në Zvërnec…
EDI RAMA

A ke ndryshuar mendjen për të dhënë DORËHEQJEN? Rama nga Italia tregon VENDIMIN…

09/07/2026
“Pronarë të protestës”/ Reagon Edi Rama: Edhe pak me vonesë, duhet të dini dy gjëra…
EDI RAMA

Protesta kundër resortit amerikan/ Edi Rama për mediat Italiane: Nuk kam frikë nga…

09/07/2026
Rama mori LAJMIN FANTASTIK nga Bashkimi Europian/ Më 14 korrik do…
EDI RAMA

Rama mori LAJMIN FANTASTIK nga Bashkimi Europian/ Më 14 korrik do…

09/07/2026
Rama me origjinë greke? Kryeministri befason me përgjigjen…
EDI RAMA

Kryeministri i jep fund dilemës! Rama mes liderëve botërorë, jep SUPER LAJMIN për Shqipërinë…

08/07/2026
Shteti dha 4 milionë euro nga buxheti për Kanye West, Rama befason: Mos turpërojmë…
EDI RAMA

Shteti dha 4 milionë euro nga buxheti për Kanye West, Rama befason: Mos turpërojmë…

08/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Çfarë ndodhi në takimin Rama-Erdogan në Ankara? Dalin detajet nga biseda…
BOTA

Çfarë ndodhi në takimin Rama-Erdogan në Ankara? Dalin detajet nga biseda…

09/07/2026
Pas “divorcit” me Ramën/ Marjana Koçeku befason të gjithë: Vota ime në Kuvend do të shkojë për…
POLITIKË

Pas “divorcit” me Ramën/ Marjana Koçeku befason të gjithë: Vota ime në Kuvend do të shkojë për…

09/07/2026
Vendimi FANTASTIK i qeverisë/ Ministri jep lajmin: Rrisim pagën…
AKTUALITET

Vendimi FANTASTIK i qeverisë/ Ministri jep lajmin: Rrisim pagën…

09/07/2026
Fredi Beleri sulmon Shqipërinë në Parlamentin Europian: Nuk janë…
BOTA

Fredi Beleri sulmon Shqipërinë në Parlamentin Europian: Nuk janë…

09/07/2026
“Ku dreqin do t’i gjeni njerëzit?”/ Rama “shpërthen” keq ndaj…
EDI RAMA

“Ky qytet i Shqipërisë ZGJIDHET nga gjigantët e industrisë”/ Rama jep lajmin për…

09/07/2026
“Dita më e nxehtë e vitit”/ Meteorologia befason me parashikimin: Në fund të Prillit prisni…
AKTUALITET

Këto 5 qytete të Shqipërisë i pret “ferri”! Meteorologia bën paralajmërimin e frikshëm: Nga e enjtja…

09/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!