Sunday, June 21, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Diaspora mbush rrugët e Tiranës/ Rama i përgjigjet protestuesve kosovarë: Albin Kurti…

by Rilindje
21/06/2026
in EDI RAMA
Shqiptarët mblidhen sot për “Shqipërinë e Re”/ Rama e pranon para të vetëve: Më ka ikur ajo shije…

Një ditë pas protestës së zhvilluar në Tiranë, ku iu bashkuan edhe qindra shqiptarë të ardhur nga diaspora, por dhe nga Maqedonia e Kosova, kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht pas një postimi të bërë nga një qytetare nga Tetova

Rama thekson se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk mund të konsiderohen diasporë e Shqipërisë, pasi janë popull shtetformues në vendin e tyre, ashtu si edhe shqiptarët e Kosovës që kanë shtetin e tyre të pavarur.

Ndër të tjera Rama kritikoi përdorimin e termit “diasporë” për pjesëmarrësit e ardhur nga këto troje shqiptare.

Kreu i qeverise shtoi se përdorimi i flamujve kombëtarë dhe simboleve shqiptare në protesta për të kërkuar rrëzimin e qeverisë Rama dëmton imazhin e shqiptarëve në rajon dhe në arenën ndërkombëtare.

Reagimi i plotë nga Edi Rama:

“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë diasporë e Shqipërisë në tokë të huaj, së bashku me maqedonasit e veriut ata janë popull shtetformues në tokën e tyre në shtetin fqinj! 

Diasporë janë mërgimtarët në vende të huaja, jo ata dhe as shqiptarët e Kosovës jo e jo, të cilët kanë shtetin e tyre të pavarur. Kur ushtarët e verbër të karvaneve politike nga Prishtina e Tetova paraqiten në Tiranë si “diasporë”,, me flamuj kombëtarë që bëhen dekor i një farse të tillë dhe me plisa të bardhë që nxihen prej një marreje si kjo, ata janë thjesht viktima të zellshme që nuk ia bëjnë dot vetes një pyetje të thjeshtë: 

Brengoset apo gëzohet kush i do shqiptarët në sherr e në rrëmujë, kur e sheh këtë “diasporë” të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të turret si një hordhi pushtuese mbi kuaj me katër rrota drejt Tiranës, për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë? Kjo është një pyetje që në fakt duhet t’ia bëjnë vetes sponsorët e tyre, të cilët i siguroj se po i harxhojnë paratë vetëm e vetëm për t’i bërë dëm kombëtar e ndërkombëtar imazhit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe vetë Kosovës. Sepse sa për mua dhe qeverinë e Partisë Socialiste duhet të vazhdojnë të paguajnë naftë, ushqim e qeleshe, deri ditën kur mbaron kontrata jonë e pazgjidhshme me 856.177 shqiptarë e shqiptare, brenda e jashtë atdheut. Maj 2029. 

Dhe nuk do të më hiqet kurrë nga mendja përdhosja e flamurit çlirimtar të UÇK-së, duke u ngritur si bajrak urrejtjeje për rrëzimin e qeverisë në Tiranë! Çfarë dhurate për ata që nuk e njohin Kosovën dhe për ata që gjithnjë na kanë përqeshur si një popull pa aftësi shtetbërëse. Bash përdhosës e baltosës kësisoj ia kanë sjellë në majë të pendës edhe Atit të Shqiptarisë, Gjergj Fishtës:  

“Ju rrugaça e sallahana,

vagabonda shakllabana,

rriqna t’ndyet, mikrobe t’kqij,

qi të mjerës moj Shqipni

kthelltë hi i keni n’mushkni…”

Post Scriptum. Dhe mos të spekullojë askush duke e lidhur këtë shënim me emrin e kryeministrit të Kosovës, sepse kurrësesi nuk mund ta bëj e as ta nënkuptoj në asnjë rrethanë përgjegjës, për asnjë prej sallahanave të Vetëvendosjes që janë përfshirë në këtë çorbë dreqërish. Nuk e them këtë hiçasfare për një larje protokollare goje, por sepse e di mirë që çdo çadër e gjerë politike mban edhe sallahanat e vet dhe do të fyeja inteligjencën e Albinit po të mendoja se ai gjykon si ata. Kështu që lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme”, shkruan Rama.

NGA KATEGORIA

Autokolona nga Kosova vjen për protestë/ Rama e zbulon: Po e bëjnë për…
EDI RAMA

Në protestë i kërkojnë largimin/ Rama ka “dy fjalë” të fundit për qytetarët…

21/06/2026
Ajo kërkoi dorëheqjen/ Rama “shpërthen” kundër Spiropalit: Kam frikë se…
EDI RAMA

Ajo kërkoi dorëheqjen/ Rama “shpërthen” kundër Spiropalit: Kam frikë se…

21/06/2026
“Më vjen keq që nuk bëra dot më shumë!”/ Rama merr telefonatën e papritur nga…
EDI RAMA

“Po më shkruajnë shumë për dorëheqjen!”/ Rama e tregon vendimin e tij “final”…

20/06/2026
Autokolona nga Kosova vjen për protestë/ Rama e zbulon: Po e bëjnë për…
EDI RAMA

Autokolona nga Kosova vjen për protestë/ Rama e zbulon: Po e bëjnë për…

20/06/2026
“Lëre, po çfarë ish-kolege”/ Përplasjet me Ramën! Çfarë ndodhi brenda takimit me socialiatët, kërkohet…
EDI RAMA

“Lëre, po çfarë ish-kolege”/ Përplasjet me Ramën! Çfarë ndodhi brenda takimit me socialiatët, kërkohet…

20/06/2026
Berisha i kërkon dorëheqjen/ Rama LËVIZJE të menjëhershme ditën e hënë, mbledh…
EDI RAMA

Edi Rama flet për takimin e shumëpërfolur me bosët: Që unë pi kokainë…

20/06/2026

LAJMET E FUNDIT:

Incident në protestë/ Organizatorët tregojnë prapaskenat dhe qëllimin “djallëzor”…
AKTUALITET

Incident në protestë/ Organizatorët tregojnë prapaskenat dhe qëllimin “djallëzor”…

21/06/2026
Kërkoi dorëheqjen për “Shqipërinë e re”/ Spiropali i përgjigjet thirrjes së Ramës: Do ta…
POLITIKË

Kërkoi dorëheqjen për “Shqipërinë e re”/ Spiropali i përgjigjet thirrjes së Ramës: Do ta…

21/06/2026
Merr fund rumpalla/ Kaluan natën poshtë zyrës së Ramës, policia masa urgjente…
AKTUALITET

Merr fund rumpalla/ Kaluan natën poshtë zyrës së Ramës, policia masa urgjente…

21/06/2026
Shqiptarët mblidhen sot për “Shqipërinë e Re”/ Rama e pranon para të vetëve: Më ka ikur ajo shije…
EDI RAMA

Diaspora mbush rrugët e Tiranës/ Rama i përgjigjet protestuesve kosovarë: Albin Kurti…

21/06/2026
Protesta e së shtunës më e madhja në histori, kush “zbarkon” sot në Tiranë….
POLITIKË

Pamje në kufij të pabesueshmes! Në protestën e djeshme ndodhi e pazakonta, turma…

21/06/2026
Sara Mila jep DETAJE nga mbledhja e socialistëve: Dorëeqja e Ramës dhe zgjedhjet e parakohshme…
POLITIKË

Sara Mila jep DETAJE nga mbledhja e socialistëve: Dorëeqja e Ramës dhe zgjedhjet e parakohshme…

21/06/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!