Wednesday, June 24, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Mik me Ramën/ Ali Ahmeti mesazh për protestat në Tiranë: Mos kujtoni që…

by Rilindje
24/06/2026
in BOTA
Mik me Ramën/ Ali Ahmeti mesazh për protestat në Tiranë: Mos kujtoni që…

Ali Ahmeti në fjalën e tij në Kuvendin e BDI-së vlerësoi rolin historik të Shqipërisë në mbështetjen e Kosovës e ndërsa u shpreh se vendi po përballet me pasoja nga zhvillimet dhe protestat e fundit, veçanërisht në sektorin e turizmit dhe investimeve.

Kreu i BDI tha se këto zhvillime po ndikohen edhe nga fushata dhe reagime të jashtme, duke përmendur Greqinë dhe Beogradin si burime të ndikimit.

Ahmeti shtoi se qëndrimi i tij nuk është në mbrojtje të Edi Ramës, por në mbrojtje të Shqipërisë, duke paralajmëruar se destabilizimi i vendit dëmton më gjerë interesat kombëtare shqiptare.

“Ka ca ngjarje, zhvillime edhe në Shqipëri. Ai është vend ku ne na kanë ndihmuar. Shqipëria ka strehuar Kosovën. Shqipëria është pjesë e pandarë e lirisë së Kosovës. Pa ndihmën, pa mjetet e Shqipërisë, Kosova nuk do ishte Kosova që është sot. Prandaj, me dhimbje po i përcjellim gjërat. Ne e shohim që këtu Shqipëria, nga këto protesta që nuk dihet ku e kanë kokën, merr dy goditje. Goditje të forta.

Industria kryesore e Shqipërisë është turizmi. Goditet tek turizmi. Nga doli fushata e parë? Nga Greqia, sepse turizmi po i rrezikohet nga Shqipëria, po i rrezikohet Greqisë. Që një shtet fqinj s’bën me menduar kështu për fqinjin e vet, po ja që ka ndodhur, që deklarata e parë dhe reagimet e para erdhën nga Greqia. Kush u bë zëdhënësi i parë i kësaj fushate? Në Beograd? I njëjti që bën fushatën e protestave në Serbi, bën fushatën për protestat në Shqipëri.

Dikush mund të ngrihet dhe të thotë: Ali Ahmeti po mbron Edi Ramën. Jo, Ali Ahmeti mbron Shqipërinë dhe i dhimbet Shqipëria. Po goditet. Po goditet dega kryesore e industrisë, turizmi; dega kryesore, investimet e huaja dhe vendore. Mos kujtoni që nuk ka pasoja për investitorët vendorë, e mos flasim më për të huaj. Se asnjë investitor vendor nuk rrezikon kapitalin e vet aty ku ka pasiguri.

Dhe kush tenton pasigurinë ta krijojë në Shqipëri? Armiqtë e kombit shqiptar. Unë nuk them që këta kanë dalë në shesh aty, janë armiq, po kanë rënë në grackën e armiqve, pa analizuar dhe pa e studiuar mirë pasojat që i shkaktojnë kombit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë”, tha Ali Ahmeti.

NGA KATEGORIA

Vendi “zien” nga protestat/ Rama në krah të Macron jep LAJMIN E MIRË: Çfarë pritet…
BOTA

Vendi “zien” nga protestat/ Rama në krah të Macron jep LAJMIN E MIRË: Çfarë pritet…

24/06/2026
Rama pritet në Paris nga Macron/ Çfarë biseduan dy liderët…
BOTA

Rama pritet në Paris nga Macron/ Çfarë biseduan dy liderët…

22/06/2026
Protesta e “Zvërnecit”/ Vjen reagimi i parë nga BE, eurodeputetja paralajmëron: Në fund të Qershorit…
BOTA

Protesta e “Zvërnecit”/ Vjen reagimi i parë nga BE, eurodeputetja paralajmëron: Në fund të Qershorit…

17/06/2026
KONFIRMOHET si Ambasador i Amerikës në Shqipëri, kush merr “OK” nga SHBA…
BOTA

KONFIRMOHET si Ambasador i Amerikës në Shqipëri, kush merr “OK” nga SHBA…

17/06/2026
Robert Aliaj “shpërthen” nga protesta: Një kryeministër nuk do hante m*t…
BOTA

Robert Aliaj “shpërthen” nga protesta: Një kryeministër nuk do hante m*t…

16/06/2026
Aviacionit Civil: Nesër ndalohet fluturimi i të gjithë dronëve në Bulevard, ja çfarë pritet…
BOTA

Aviacionit Civil: Nesër ndalohet fluturimi i të gjithë dronëve në Bulevard, ja çfarë pritet…

16/06/2026

LAJMET E FUNDIT:

Mik me Ramën/ Ali Ahmeti mesazh për protestat në Tiranë: Mos kujtoni që…
BOTA

Mik me Ramën/ Ali Ahmeti mesazh për protestat në Tiranë: Mos kujtoni që…

24/06/2026
Moti i keq “pushton” Shqipërinë/ Filloi stuhia e shiut në këtë zonë të vendit…
AKTUALITET

Moti i keq “pushton” Shqipërinë/ Filloi stuhia e shiut në këtë zonë të vendit…

24/06/2026
Vjen vala e të nxehtit ekstrem në Shqipëri/ Ekspertët japin alarmin: Kujdes…
AKTUALITET

Vjen vala e të nxehtit ekstrem në Shqipëri/ Ekspertët japin alarmin: Kujdes…

24/06/2026
Presidenti Bajram Begaj REAGON për herë të parë për protestën e “Zvërnecit”/ Ja çfarë thotë…
POLITIKË

Presidenti Bajram Begaj REAGON për herë të parë për protestën e “Zvërnecit”/ Ja çfarë thotë…

24/06/2026
5 kërkesat e protestuesve/ Braçe bën paralajmërimin e fortë: Kalojmë në kaos…
POLITIKË

5 kërkesat e protestuesve/ Braçe bën paralajmërimin e fortë: Kalojmë në kaos…

24/06/2026
Vendi “zien” nga protestat/ Rama në krah të Macron jep LAJMIN E MIRË: Çfarë pritet…
BOTA

Vendi “zien” nga protestat/ Rama në krah të Macron jep LAJMIN E MIRË: Çfarë pritet…

24/06/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!