Thursday, June 25, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Donald Trump do të mbledhë Bordin e Paqes në Qipro, por a do të marrë pjesë Edi Rama?

by Rilindje
25/06/2026
in BOTA
Donald Trump do të mbledhë Bordin e Paqes në Qipro, por a do të marrë pjesë Edi Rama?

Bordi i Paqes i krijuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump me qëllimin për të mbikëqyrur rindërtimin dhe administrimin e pasluftës në Rripin e Gazës, pritet të mblidhet më 30 qershor në një resort në Qipro.

Dy zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian, të përfshirë në përgatitjet e takimit, kanë konfirmuar për POLITICO se mbledhja do të zhvillohet në ishullin mesdhetar dhe do të zgjasë dy deri në tre ditë. Sipas tyre qëllimi kryesor është rishikimi i qasjes së bordit, pas zhvendosjes së vëmendjes ndërkombëtare nga zhvillimet e fundit në rajon.

Në takim pritet të marrin pjesë përfaqësues të Komunitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës si dhe zyra e ish-diplomatit bullgar Nikolai Mladenov, i emëruar më herët si përfaqësues i posaçëm për Gazën. Ndërkohë, Qiproja do të ketë rol vëzhgues në takim, pa qenë bashkëorganizatore e tij.

Në këtë kontekst, mbetet e hapur edhe çështja e pjesëmarrjes së vendeve anëtare në nivel të lartë. Sa i përket Shqipërisë, një nga vendet i cili është pjesë e këtij Bordi, pyetja është nëse kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në takimin e Qipros më 30 qershor.

Megjithatë, sipas burimeve për Newsbomb, kryeministri Rama në të njëjtën datë do të jetë në Gjermani në kuadër të një vizite pune që do të zgjasë deri më 1 korrik. Nuk dihet nëse do t’iu bashkohet atyre në ditët në vijim, duke qenë se ashtu siç thuhet nga POLITICO ky takim do të zgjasë më shumë se një ditë.

Bordi i Paqes i konceptuar nga administrata amerikane si një mekanizëm për të mbikëqyrur rindërtimin shumë miliardë dollarësh të Gazës, ka zhvilluar më herët një takim fillestar në shkurt, por progresi i tij është ngadalësuar për shkak të sfidave financiare, logjistike dhe debatit mbi legjitimitetin ndërkombëtar.

NGA KATEGORIA

Mik me Ramën/ Ali Ahmeti mesazh për protestat në Tiranë: Mos kujtoni që…
BOTA

Mik me Ramën/ Ali Ahmeti mesazh për protestat në Tiranë: Mos kujtoni që…

24/06/2026
Vendi “zien” nga protestat/ Rama në krah të Macron jep LAJMIN E MIRË: Çfarë pritet…
BOTA

Vendi “zien” nga protestat/ Rama në krah të Macron jep LAJMIN E MIRË: Çfarë pritet…

24/06/2026
Rama pritet në Paris nga Macron/ Çfarë biseduan dy liderët…
BOTA

Rama pritet në Paris nga Macron/ Çfarë biseduan dy liderët…

22/06/2026
Protesta e “Zvërnecit”/ Vjen reagimi i parë nga BE, eurodeputetja paralajmëron: Në fund të Qershorit…
BOTA

Protesta e “Zvërnecit”/ Vjen reagimi i parë nga BE, eurodeputetja paralajmëron: Në fund të Qershorit…

17/06/2026
KONFIRMOHET si Ambasador i Amerikës në Shqipëri, kush merr “OK” nga SHBA…
BOTA

KONFIRMOHET si Ambasador i Amerikës në Shqipëri, kush merr “OK” nga SHBA…

17/06/2026
Robert Aliaj “shpërthen” nga protesta: Një kryeministër nuk do hante m*t…
BOTA

Robert Aliaj “shpërthen” nga protesta: Një kryeministër nuk do hante m*t…

16/06/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Po përdoret fuqi”, reagon Pacolli: Aeroportin e Vlorës le ta marrin…
POLITIKË

Behgjet Pacolli i shpall “luftë” institucioneve shqiptare, kallëzon në SPAK…

25/06/2026
“Nuk vazhdohet më kështu!”/ Politolgou Afrim Krasniqi: Mjaft është mjaft…
TË TJERA

“Nuk vazhdohet më kështu!”/ Politolgou Afrim Krasniqi: Mjaft është mjaft…

25/06/2026
Donald Trump do të mbledhë Bordin e Paqes në Qipro, por a do të marrë pjesë Edi Rama?
BOTA

Donald Trump do të mbledhë Bordin e Paqes në Qipro, por a do të marrë pjesë Edi Rama?

25/06/2026
Vlonjati i kërkon Edi Ramës të mos japë dorëheqjen dhe e këshillon: Ndryshoni…
EDI RAMA

Vlonjati i kërkon Edi Ramës të mos japë dorëheqjen dhe e këshillon: Ndryshoni…

25/06/2026
LAJM I KEQ për banorët e Tiranës/ Rritet tarifa e parkimit, e pabesueshme sa kushton…
AKTUALITET

LAJM I KEQ për banorët e Tiranës/ Rritet tarifa e parkimit, e pabesueshme sa kushton…

25/06/2026
Mik me Ramën/ Ali Ahmeti mesazh për protestat në Tiranë: Mos kujtoni që…
BOTA

Mik me Ramën/ Ali Ahmeti mesazh për protestat në Tiranë: Mos kujtoni që…

24/06/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!