Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Vlonjati i kërkon Edi Ramës të mos japë dorëheqjen dhe e këshillon: Ndryshoni…

by Rilindje
25/06/2026
in EDI RAMA
Vlonjati i kërkon Edi Ramës të mos japë dorëheqjen dhe e këshillon: Ndryshoni…

Në një moment kur mijëra qytetarë janë ngritur në këmbë duke kundërshtuar haptazi investimet amerikane në Zvërnec, vendasit duket qartazi që dakordësohen me projekte të tilla, për të cilat kanë shprehur dhe përgëzimet e tyre.

Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama ka ndarë mesazhin që ka marrë së fundmi nga një emigrant vlonjat që jeton në Itali, i cili e përgëzon atë për qeverisjen e vendit, ndërsa ai kërkon që të mos e japë dorëheqjen për hir të të mirave që i ka sjellë vendit.

“Mos e çoni as ndërmend (në Itali themi “Nemmeno Per Scherzo”) të jepni dorëheqjen! Ju dhe Partia Socialiste keni qenë ata që në vitet e fundit keni punuar për një vizion që ne të rinjve të lindur dhe/ose të rritur jashtë shtetit po na bën të ëndërrojmë. Po, po na bëni të ëndërrojmë të shpërngulemi në vendin tonë të origjinës për të ardhur të jetojmë dhe të punojmë, dhe nuk dua që kjo ëndërr të fiket pikërisht tani kur duket se është shumë afër realizimit!” i shkruan qytetari Ramës.

Më tej qytetari komenton dhe protestat që mijëra qytetarë po organizojnë prej ditësh në zemër të Tiranës për të cilat thotë se ata po bëjnë vidoe për TikTok dhe dalin duke xhiruar makinat e tyre për të marrë pak vëmendje. Ndërsa shton se vlonjatët janë dakordësuar me kohë me projektin për të cilin e falenderon kryeministrin.

“Në Tiranë mund të mblidhen qindra mijëra qytetarë çdo mbrëmje dhe të protestojnë deri në pafundësi… por duhet ta dini se ju keni një mbështetje të fortë nga ata që jetojnë dhe punojnë me ndershmëri, njerëz si unë dhe familja ime! Që nuk kanë kohë as të rrinë në Tik Tok dhe të krijojnë fake neës me Inteligjencë Artificiale, por as që t’ju tregojnë se sa shumë ju mbështesim si kryeministër, sepse ndryshe nga ata që kalojnë ditët nëpër kafe, në TikTok, duke xhiruar gomat vërdallë pa kuptim me makina me xhama të zinj dhe duke u mbledhur në qendër të Tiranës çdo mbrëmje për t’u ndjerë të rëndësishëm dhe të përfshirë në diçka (edhe pse janë ata që, vetëm për të mos bërë sforcime, përjashtojnë veten nga një jetë ambicioze), ne kemi një jetë dhe ambicie për të çuar përpara. Unë dhe familja ime jemi nga Vlora, shumë afër aeroportit të ri dhe zonës së resortit të ri. Për këtë të fundit, sinqerisht, vlerësojmë shumë më tepër realizimin e tij sesa të vetë aeroportit” shkruan qytetari.

Më tej vlonjati ndalet dhe te strategjia e kundërshtarëve për të mbushur mendjet qytetarëve me fraza klishe, për çka ai sugjeron Ramën që socialistët të ndryshojnë metodën e komunikimit.

“Duhet të ndryshoni metodën e komunikimit, sidomos sepse keni edhe kundërshtarë në politikë që përdorin fraza klishe për të manipuluar qytetarët, dhe është shumë e lehtë të manipulosh shqiptarët, fatkeqësisht…” vijon mesazhi i vlonjatit.

NGA KATEGORIA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…
EDI RAMA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…

15/11/2026
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon me urgjencë Edi Rama: Askush s’do t’ia…
EDI RAMA

Rama i hoqi drejtimin e PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë: Mos u…

15/11/2026
Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura
EDI RAMA

Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura

15/11/2026
“Të marrin masa…”/ Thellohet përplasja në PS, Xhafaj kundër Ramës për përjashtimin e Spiropalit
EDI RAMA

“Të marrin masa…”/ Thellohet përplasja në PS, Xhafaj kundër Ramës për përjashtimin e Spiropalit

14/11/2026
Veliaj nga burgu i kërkoi dorëheqjen/ Rama befason me VENDIMIN e fundit për kryebashkiakun
EDI RAMA

Veliaj nga burgu i kërkoi dorëheqjen/ Rama befason me VENDIMIN e fundit për kryebashkiakun

14/11/2026
A do të ketë shkarkime? Ministrat në “ankth”, çfarë pritet sot nga Edi Rama…
EDI RAMA

Plas “bomba” brenda PS/ Zero tolerancë! Rama kërkon masën EKSTREME për…

14/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar
AKTUALITET

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar

15/11/2026
Aksident tragjik në “mes” të qytetit/ Makina përplaset me rrethrrotullimin, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

E rëndë/ Aksidenti tragjik në Thumanë i mori jetën artistit të njohur (FOTO)

15/11/2026
Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…

15/11/2026
“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…
EDI RAMA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…

15/11/2026
“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos
POLITIKË

“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos

15/11/2026
Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste
POLITIKË

Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste

15/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!