Qeveria ka miratuar këtë të martë një vendim të rëndësishëm për të gjithë pensionistët.
Kryeministri Edi Rama vendosi të japë për herë të parë një “bonus vere”, në masën e 5 mijë lekëve të reja apo 50 mijë lekëve të vjetra.
Lajmin e ka bërë me dije ministrja Delina Ibrahimaj, e cila ka njoftuar se përfitues do të jenë të gjitha kategoritë e pensionistëve kurse shpërndarja e bonusit fillon nga nesër, datë 1 Korrik.
“Duke parë performancën e ekonomisë, 5 mujorin e parë të vitit, por dhe performancën e të ardhurave që janë mbledhur shtesë nga institucionet, ne vendosëm sot që të akordojmë një bonus për pensionistët. Ky do të jetë bonusi i verës me vlerë 5 mijë lekë. Do të akordohet për 777.200 qytetarë. Efekti financiar është 3.7 miliardë lekë dhe mbulohet i gjithë numri i përfituesve të pensioneve. Ne do të vazhdojmë të kemi një vëmendje të veçantë dhe të shtuar te të ardhurat e pensionistëve“, u shpreh Ministrja.












