Monday, November 16, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

“SPAK të zëvendësojë Ilir Metën me Edi Ramën”/ Kryemadhi sqaron sekuestrimin e….

by Rilindje
10/07/2026
in POLITIKË
“SPAK të zëvendësojë Ilir Metën me Edi Ramën”/ Kryemadhi sqaron sekuestrimin e….

Politikania e majtë Monika Kryemadhi ka publikuar në llogarinë e saj një sqarim për përballjen e fundit në seancën gjyqësore, mes saj dhe prokurorit Altin Dumani, për të dhënat në dosjen hetimore ku ajo akuzohet bashkë me nënën, ish-bashkëpunëtorin dhe të tjerët.

“Zarf i zi për SPAK-un e Altin Dumanit. Pretendoni se keni ndërtuar një dosje prej 240 faqesh mbi bisedat e telefonit të Monika Kryemadhit”, shkruan ish-deputetja, ndërsa shton disa pyetje, të cilat i sqaron edhe gjatë videos që ka publikuar:

1- Me vendimin nr. 481, datë 17.12.2023, gjykata vendosi se telefoni nuk është i Monika Kryemadhit.

2- Atëherë, mbi çfarë provash mbështetet akuza?

3- Nëse, përkundrazi, pretendoni se telefoni është i saj, atëherë ku është autorizimi i kërkuar sipas nenit 73 të Kushtetutës dhe nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale?

4- Me çfarë vendimi gjykate është hapur telefoni im?

Monika Kryemadhi thotë se këto pyetje kërkojnë përgjigje shumë të qarta nga Prokuroria e Posaçme. Duke sqaruar sekuestrimin e celularit, ajo thotë se nga ekspertimi i komunikimeve, nuk ka rezultuar asnjë mesazh me kushëririn Adrian Shatku apo ish-bashkëshortin Ilir Meta.

Gjithashtu, Kryemadhi pyet se përse Prokuroria e Posaçme nuk ka kërkuar të marrë lejen e Kuvendit të Shqipërisë, kur vendosi të sekuestronte dhe zbërthente celularin e saj, sepse në vitin 2023 ajo ka qenë deputete dhe ka pasur imunitet.

Sipas saj, aty ka më shumë mesazhe mes saj dhe kryeministrit Edi Rama, ndaj SPAK duhet të zëvendësojë Ilir Metën dhe në vend të tij, të marrë të pandehur kryeministrin.

NGA KATEGORIA

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?
POLITIKË

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?

15/11/2026
“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos
POLITIKË

“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos

15/11/2026
Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste
POLITIKË

Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste

15/11/2026
Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…
POLITIKË

Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…

15/11/2026
Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në PS, mbetet vetëm…

14/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?
POLITIKË

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?

15/11/2026
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar
AKTUALITET

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar

15/11/2026
Aksident tragjik në “mes” të qytetit/ Makina përplaset me rrethrrotullimin, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

E rëndë/ Aksidenti tragjik në Thumanë i mori jetën artistit të njohur (FOTO)

15/11/2026
Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…

15/11/2026
“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…
EDI RAMA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…

15/11/2026
“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos
POLITIKË

“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos

15/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!