Një ditë pasi Evis Sala dha dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë, kryeministri Edi Rama ka emëruar në këtë detyrë Klodiana Spahiun.
Burime për mediat bëjnë me dije se në mbledhjen e kësaj të enjte, kryesocialisti dhe njëherësh kreu i qeverisë, Edi Rama, ka vendosur që t’ia besojë postin e ministres së Shëndetësisë, pikërisht nënkryetares së Kuvendit, Klodiana Spahiut.
Para Grupit të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Rama bëri të ditur se Spahiu do të jetë nga sot në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Ky vendim ka ardhur vetëm disa orë pasi, mjekja dhe profesoresha Evis Sala vendosi që të linte postin e ministres, detyrë e cila iu dha një vit më parë nga kreu qeverisë.
Në reagimin e bërë nga vetë Sala ajo bëri me dije se vendimi për dorëheqje erdhi pasi do të ndjekë disa angazhime ndërkombëtare.













