Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur rreth mesnatës në aksin rrugor “Cërrik-Elbasan”.
Policia njofton se një 31-vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi motomjeti i tij u përplasur me barrierën anësore të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, kur i riu dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit me të cilin po udhëtonte dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës.
“Më datë 04.09.2026, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Cërrik-Elbasan”, shtetasi M. K., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe, për pasojë, motomjeti është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes, shtetasi M. K. ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, njofton policia.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.












