Tuesday, September 22, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Me shpejtësi 140 km/h në autostradën e re! Në përfundim 6 fazat e para të rrugës, mbyllet brenda vitit…

by Rilindje
05/09/2026
in AKTUALITET
Me shpejtësi 140 km/h në autostradën e re! Në përfundim 6 fazat e para të rrugës, mbyllet brenda vitit…

Punimet në 6 fazat e para të aksit Elbasan-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, po shkojnë drejt përfundimit. Sipas përditësimit më të fundit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht po punohet intensivisht për realizimin e shtresave asfaltike në rreth 15 km të segmentit, ndërsa realizimi fizik i përgjithshëm ka arritur në 87%.

Këto 6 lote përfshijnë aksin nga Elbasani, në afërsi të Peqinit, teksa në një prej tyre puna është përqendruar edhe në veprat e mëdha të artit. Sipas ARRSH-së, shtresat asfaltike po realizohen konkretisht në dy ura, ndërsa drejt përfundimit janë edhe punimet e mbistrukturës në dy ura të tjera.

Gjashtë fazat e para mbulojnë rreth 20 km të aksit të ri Elbasan-Rrogozhinë dhe, sipas objektivave të deklaruara më herët, përfundimi i tyre parashikohet brenda vitit 2026. Në total, projekti ka një gjatësi prej 40.7 km.

Ai nis pranë ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, ku parashikohet lidhja me bypass-in e Elbasanit, dhe përfundon në Lekaj, ku bashkohet me autostradën ekzistuese të Korridorit Blu. Traseja kalon në territorin e Elbasanit, Peqinit dhe Kavajës.

Pas përfundimit, aksi do të ketë nga dy korsi në secilin drejtim dhe do të krijojë një lidhje të re me standarde të larta rrugore përgjatë Korridorit VIII. Sipas dokumenteve të projektit, shpejtësia e lejuar në segmente të ndryshme parashikohet në intervalin 90–140 km/orë.

Elbasan–Rrogozhinë është pjesë e Korridorit VIII, që lidh drejtimin lindje-perëndim dhe vijon nga Elbasani drejt Qafë-Thanës, ku paralelisht po ndërtohen edhe segmentet e tjera të këtij korridori.

Tags: Autostradeelbasanrruga e reTrafik

NGA KATEGORIA

SPAK lëshoi urdhërarrest/ LAJM I FUNDIT: Vetëdorëzohet Vlora Hyseni, niset drejt Tiranës (DETAJE)
AKTUALITET

SPAK lëshoi urdhërarrest/ LAJM I FUNDIT: Vetëdorëzohet Vlora Hyseni, niset drejt Tiranës (DETAJE)

22/09/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Miqtë japin lajmin e trishtë: Vdes doktori i njohur shqiptar…

22/09/2026
Kontrollet e SPAK/ Ilir Proda bëhet “tym”, shfaqet me cigare në dorë teksa del nga…
AKTUALITET

Kontrollet e SPAK/ Ilir Proda bëhet “tym”, shfaqet me cigare në dorë teksa del nga…

22/09/2026
DETAJE nga SPAK/ Agjentët e BKH nuk gjejnë në shtëpi Vlora Hysenin, ja ku ndodhet ish-kreu i SHISH
AKTUALITET

DETAJE nga SPAK/ Agjentët e BKH nuk gjejnë në shtëpi Vlora Hysenin, ja ku ndodhet ish-kreu i SHISH

22/09/2026
Zhvillim i pabesueshëm! LAJM I FUNDIT: SPAK dhe BKH kontrolle në banesën e Ilir Prodës…
AKTUALITET

Zhvillim i pabesueshëm! LAJM I FUNDIT: SPAK dhe BKH kontrolle në banesën e Ilir Prodës…

22/09/2026
LAJM I FUNDIT/ “Arrest Shtëpie” për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni! SPAK kontrolle te ish-kryepolici Ilir Proda…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ “Arrest Shtëpie” për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni! SPAK kontrolle te ish-kryepolici Ilir Proda…

22/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

FBI “zbarkon” në Shqipëri, gazetari zbulon detaje: Janë sjellë dosje nga Amerika…
BOTA

FBI “zbarkon” në Shqipëri, gazetari zbulon detaje: Janë sjellë dosje nga Amerika…

22/09/2026
SPAK lëshoi urdhërarrest/ LAJM I FUNDIT: Vetëdorëzohet Vlora Hyseni, niset drejt Tiranës (DETAJE)
AKTUALITET

SPAK lëshoi urdhërarrest/ LAJM I FUNDIT: Vetëdorëzohet Vlora Hyseni, niset drejt Tiranës (DETAJE)

22/09/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Miqtë japin lajmin e trishtë: Vdes doktori i njohur shqiptar…

22/09/2026
Hapi dyert e shtëpisë për darkën e madhe! Edi Rama merr ftesën “speciale” në Amerikë…
BOTA

Hapi dyert e shtëpisë për darkën e madhe! Edi Rama merr ftesën “speciale” në Amerikë…

22/09/2026
SPAK masë arresti për Vlora Hysenin/ Rama nga Amerika lëshon urdhrin urgjent: Bëni këtë gjë…
EDI RAMA

SPAK masë arresti për Vlora Hysenin/ Rama nga Amerika lëshon urdhrin urgjent: Bëni këtë gjë…

22/09/2026
Pas sherrit në mbledhje/ Egla Ceno SHPËRTHEN: Edi Rama është një kancer, duhet të shporret…
TË TJERA

Pas sherrit në mbledhje/ Egla Ceno SHPËRTHEN: Edi Rama është një kancer, duhet të shporret…

22/09/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!