Friday, October 2, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Kryebashkiaku demokrati kërkon rrogë 2.5 milionë në fund të Shtatorit bën thirrje…

by Rilindje
25/09/2026
in AKTUALITET
Kryebashkiaku demokrati kërkon rrogë 2.5 milionë në fund të Shtatorit bën thirrje…

Anëtarja e Këshillit Bashkiak Mirditë, aktivistja e njohur Rigerta Loku Tushaj, ka publikuar në llogarinë e saj një kërkesë që ka mbërritur në institucion nga kryetari demokrat i kësaj bashkie, ku kërkohet tani në fund të muajit Shtator, që të rriten pagat e administratës dhe efekti të fillojë nga Janari 2026, pra 9 muaj më herët.

Mesa duket, fenomeni i rritjes së pagave i nisur këtë muaj nga magjistratët e Republikës, ka “infektuar” edhe kryebashkiakët, me Albert Mëlyshin e Mirditës që do të marrë rrogë rreth 2.5 milionë lekë të vjetra në muaj; përgjegjësi i sektorit 1 milionë dhe Sekretari rreth 1.8 milionë.

“Që ta sqaroj mirë, unë jam pro vetëm rritjes së pagave të specialistëve”, shkruan këshilltarja Rigerta Loku Tushaj, por thotë se ligji ka kufi minimal dhe maksimal. Sipas saj, në Mirditë drejtuesit kanë parë vetëm kufirin maksimal.

“Ligji detyron në një farë mënyre bashkitë që pagat e listuara të jenë në kufijtë e përcaktuar aty. Ama nuk detyron asnjë të zgjedhë maksimumin! Kryetari i bashkisë dhe sekretari i përgjithshëm, marrin prej kohësh një rrogë të mirë dhe mbi nivelin mesatar të jetesës në bashkinë tonë. Për herë të dytë brenda mandatit kërkojnë rritje page, ndërsa nuk lënë rast pa përmendur sa e varfër dhe e vjedhur është bashkia jonë“, shkruan këshilltarja, teksa thekson se Këshilli Bashkiak i Mirditës nuk ka fonde për të mbuluar rritjen dhe kryetari e sekretari nuk kanë paraqitur relacion se ku do i gjejnë paratë.

“Ne nuk kemi aq të ardhura anash sa të shtojmë pagat gati në fundvit dhe për gjithë vitin. Gjithsesi kjo kërkesë nuk është shoqëruar me një relacion financiar se nga ku Zotin do ti marrim gjithë këto lek. Në mbledhjen e fundit ku rrogat u rritën për personelin e çerdheve ( rritje minimale )dhe që efektet të nisnin nga 1 janari, zyra e financës me ngulm theksoi se nuk ka financa ( janë pamjet filmike në arkiv)”, shkruan aktivistja Rigerta Loku Tushaj.

NGA KATEGORIA

“Shpërblim, një pagë shtesë!”/ Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…
AKTUALITET

“Shpërblim, një pagë shtesë!”/ Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…

01/10/2026
Nga Tirana në Lezhë, Durrës e Vlorë, 16 kulla të reja deri në 43 kate marrin “dritën jeshile”
AKTUALITET

Nga Tirana në Lezhë, Durrës e Vlorë, 16 kulla të reja deri në 43 kate marrin “dritën jeshile”

30/09/2026
LAJM I FUNDIT/ Makina bëhet “copë-copë”, aksident tragjik në Tiranë, 15-vjeçari humb jetën, shoku i tij…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Makina bëhet “copë-copë”, aksident tragjik në Tiranë, 15-vjeçari humb jetën, shoku i tij…

30/09/2026
Zhvillim i papritur! Gjykata gjobit avokatin e Erion Veliajt dhe cakton një…
AKTUALITET

Erion Veliaj kërkon të shkojë në bashki/ SPAK sapo merr këtë VENDIM për kryebashkiakun…

29/09/2026
LAJM I MIRË/ Punonjësit do të marrin SHPËRBLIM, kush do të përfitojë Lekë shtesë…
AKTUALITET

LAJM I MIRË/ Punonjësit do të marrin SHPËRBLIM, kush do të përfitojë Lekë shtesë…

28/09/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

Mbyll sytë përgjithmonë, ndërron jetë aktori i njohur shqiptar në qytetin…

28/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Rama publikon FOTON me presidentin Amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që…
EDI RAMA

Rama publikon FOTON me presidentin Amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që…

01/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
“Shpërblim, një pagë shtesë!”/ Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…
AKTUALITET

“Shpërblim, një pagë shtesë!”/ Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…

01/10/2026
PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…
POLITIKË

PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…

01/10/2026
Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, fton…
EDI RAMA

Rama shpërthen për kullat dhe arkitektët e huaj: Nuk dimë t’i bëjmë…

01/10/2026
Dy personazhe publike vihen në dispozicion të policisë! Kush janë dy VIP-at që refuzuan…
SHOWBIZ

Dy personazhe publike vihen në dispozicion të policisë! Kush janë dy VIP-at që refuzuan…

01/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!