Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka dhënë lajmin e mirë se është drejt fundit rruga Berat–Ballaban.
Aksi Berat-Ballaban konsiderohet një nga lidhjet më të rëndësishme rrugore në jug të vendit, pasi shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit mes zonave turistike dhe krijon një lidhje më të shpejtë mes Beratit, Gjirokastrës dhe akseve që vijnë nga Përmeti e Tepelena.
“Punimet për rrugën “Berat–Ballaban” po vijojnë me ritme të larta në të tre lotet, duke hyrë tashmë në fazën përmbyllëse. Pjesa kryesore e punimeve ka përfunduar, ndërsa aktualisht po vijon puna për asfaltimin, vendosjen e sinjalistikës dhe barrierave mbrojtëse. Një tjetër hap drejt një infrastrukture rrugore më të sigurt, funksionale dhe më moderne“, shkruan Albana Koçiu.












