Tensione dhe përplasje janë regjistruar gjatë protestës së zhvilluar sot para Ministrisë së Arsimit, ku studentëve u janë bashkuar edhe mbështetës të Partisë Demokratike.
Gjatë tubimit janë shënuar momente përplasjesh mes protestuesve, ndërsa situata është shoqëruar me thirrje kundër figurave te vjetra politike në vend.
Mes thirrjeve të dëgjuara gjatë protestës kanë qenë “Arresto Berishën” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.
Megjithatë, disa persona vazhdonin ta qëllonin dhe ta ofendonin qytetarin, derisa aktivistët e larguan në drejtim të Rrugës së Durrësit, për të mos lejuar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Një incident i ngjashëm ndodhi edhe më herët të Kryeministria. Një qytetar është sulmuar me shpulla e shishe ujë nga mbështetësit e Partisë Demokratike, teksa në nisje të tubimit të sotëm guxoi të shprehej “Rama në burg, Berisha në burg”. Përmendja e liderit demokrat nuk ju pëlqeu militantëve.












