Gjykata e Durrësit ka caktuar ditën e sotme masat e sigurisë për 22 protestuesit e ndaluar nga policia gjatë tubimeve të zhvilluara në qytet.
Sipas avokatëve mbrojtës, për 4 të rinj gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për 18 të tjerët masën “detyrim për paraqitje”. Të 22 personat u ndaluan në ditën e parë të protestës, e cila u shoqërua me tensione dhe incidente.
Mësohet se “arrest shtëpie” janë lënë shtetasit Albert Nasufi, Ronaldo Delia, Must Lleshi dhe Pjetër Pjetri. Pas vendimit të gjykatës, protestuesit do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë, në përputhje me masat e sigurisë të caktuara për secilin prej tyre./ Newsbomb.al












