Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë këtë të martë, më 20 tetor, një sërë vendimesh lidhur me garën për drejtimin e gjykatave në vend. Në mbledhjen plenare, KLGJ miratoi vijimin e procedurave të verifikimit për 16 kandidatë që synojnë postet e kryetarëve të gjykatave, ndërsa dy të tjerë u përjashtuan nga gara.
Mes emrave që vijojnë procedurën janë Ardian Dvorani, kandidat për drejtimin e Gjykatës Administrative të Apelit, si dhe Erjon Bani, i cili kandidon për kryetar të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në garë vijojnë gjithashtu Engert Pëllumbi dhe Dhimitër Lara për Gjykatën e Posaçme të Apelit, si dhe kandidatë të tjerë për drejtimin e gjykatave në Tiranë, Durrës, Shkodër, Fier, Vlorë dhe qytete të tjera. Ndërkohë, KLGJ vendosi të përjashtojë nga procedura e ngritjes në detyrën e kryetarit Xhevdet Likën dhe Olti Skramen, të dy kandidatë për Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës.
Vendimet nuk nënkuptojnë emërimin e kandidatëve në postet drejtuese, por vijimin e verifikimit të kritereve të tjera ligjore për 16 prej tyre. Në njoftimin e bërë për mediet thuhej:
“Sot, më datë 20.10.2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli miratoi vendimet për verifikimin e plotësimit të kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrën e kryetarit dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit për:
znj. Ermira Dedja në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 159 datë 31.03.2026;
- Engert Pëllumbi në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin 148, datë 31.03.2026;
- Dhimitër Lara në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për pozicionin e lirë,të shpallur me vendimin 148, datë 31.03.2026;
- Ramiz Lala në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 165 datë 31.03.2026;
- Rexhep Bekteshi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 151, datë 31.03.2026;
- Erjon Bani në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 162, datë 31.03.2026;
znj. Eglantina Mikani në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 155, datë 31.03.2026;
znj. Arbana Selmanaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 161, datë 31.03.2026;
- Alfred Konomi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 153, datë 31.03.2026;
- Ardian Dvorani në Gjykatën Administrative të Apelit, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 163, datë 31.03.2026;
znj. Gentiana Xhelili në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 165, datë 31.03.2026;
- Gerd Hoxha në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 160, datë 31.03.2026;
znj. Iliba Bezati në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 147, datë 31.03.2026;
- Genti Dokollari në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 147, datë 31.03.2026;
- Flamur Kapllani në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 160, datë 31.03.2026;
- Gentian Marku në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 165, datë 31.03.2026.
Gjithashtu, Këshilli vendosi për përjashtimin nga procedura e ngritjes në detyrën e kryetarit për kandidatët:
- Xhevdet Lika në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 151, datë 31.03.2026;
- Olti Skrame në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 151, datë 31.03.2026″.












