Dash Sula ka propozuar një “zgjidhje” për situatën aktuale ku ndodhet Partia Demokratike, pas vendimit të Gjykatë së Apelit, e cila legjitimoi Enkelejd Alibeajn derisa vula dhe logo të gjykohen në një gjyq të ri.
“Kandidatët demokratë për zgjedhjet e 14 majit duhet të regjistrohen në KQZ, vetëm me logon e PD. Kandidatët e dalë nga “Primaret” me ndonjë korrigjim për më mirë ku të jetë e mundur, duhet të futen në zgjedhje me logon e PD dhe si demokratë”, shkruan Dashi, teksa thotë se s’ka arsye për revansh.
Më pas, thotë Dashi shton: “Pasi të mundim mazhorancën, brenda 2-3 muajve futemi në zgjedhje dhe strukturim të brendshem”
Partia Demokratike është ne hall te madh pasi do të futet e përçarë në zgjedhjet lokale. Gjykata e Apelit diten e djeshme vendosi që “vula” e PD-së t’i hiqet Sali Berishës dhe t’i jepet grupit të Enkelejd Alibeajt. Në këtë mënyrë kandidatët e nxjerrë nga Primaret e Berishës-Metës nuk mund të garojnë në listat e KQZ me logon e PD-së.












