Kiara dhe Luizi kanë pasur momente e tyre të pajtimit gjatë këtyre ditëve, pas sherrit që duket se e ka ftohur marrëdhënien e çiftit, bazuar dhe në fjalët e moderatores se “ajo që ndodhi të ka nxjerrë pak nga zemra ime”.
Në një bisedë mes tyre, Luizi i ka kërkuar një përgjigje nëse Kiara e dashuron, përgjigje të cilën e ka marrë “me zor” një PO nga moderatorja.
Luizi: Unë kam gjetur njeriun e duhur me kalu jetën. Po ti?
Kiara: Nuk e di.
Luizi: A më dashuron? Nuk të pyes më…
Kiara: Nuk të përgjigjem, ti e di. Betohu që nuk më pyet më Luiz deri në një moment të dytë.
Luiz: Deri kur të ma thuash vetë pa të pyetur.
Kiara: Pooo…
Luizi: Po, ça?
Kiara: Po pra, përgjigja e pyetjes qe me bere…












