Modelja Jori Delli është banorja më e re e Big Brother Vip. Ajo u prezantua përmes një kërcimi sensual me trupën e baletit të Top Channel.
Ndoshta janë të paktë ata që e kanë njohur, por bukuroshja ka krijuar karrierën e saj në Itali. Para pak kohësh ajo u bë e njohur për median shqiptare pasi “mahniti” dhe “joshi” me bukurinë e saj të famshmin, Silvio Berlusconi. Jori Delli ishte e ftuar në një prej programeve italiane, të cilin siç duket Berlusconi e ndiqte me vëmendje. Sipas mediave, ish-kryeministri Berlusconi ka telefonuar drejtorin e saj dhe i ka kërkaur kontaktin e bukuroshs shqiptare.
Kush është Jori Delli që tërhoqi vëmendjen? Bukuroshja shqiptare jeton në Torino dhe është një nga fytyrat e “Sport Italia”. Ajo ka një numër shumë të lartë ndjekësish në rrjetet sociale si dhe ka qenë e fejuara e Simone Camolese, djali i Giancarlo, ish-trajner i Torinos dhe Livornos.












