Banorja e re, Jori ka nisur të trazojë ujrat në shtëpinë e Big Brotherit. Modelja që jeton në Itali është bërë shumë e komentuar në rrjetet sociale, për shkak të afrimitetit që ka me Luizin.
Ditën e sotme teksa është dëgjuar në sfond kënga e Butrinit, Jori e ka pyetur Luizin nëse është xheloz për lidhjet e mëparshme të Kiarës. Pyetja e Jorit ka vendosur në “siklet” Luizin i cili ka thirrur Kiarën për ta pyetur nëse ajo ka qenë e lidhur apo jo me Butrintin.
Jori: Nuk je çik xheloz? (Në sfond dëgjohet kënga e Butrintit)
Luizi: Për kë moj?
Jori: Për marrëdhënien që ka ka pas Kiara me ndonjë…
Luizi: Ku di unë kë ka pas
Jori: Uaaaaa sdi ti që ka qenë lidhur me Butrintin?
Luizi: Jo nuk e di, ja ta pyes! Kiara hajde këtu pak, ça thotë kjo ke qenë lidhur me Butrintin ti?
Kiara: Ik mos u merrni me kete muhabet, sdua te flas per kete çështje…(qesh Kiara dhe largohet kurse Luizi shfaqet i prekur)












