Një situatë e tensionuar ka ndodhur ditën e sotme në “Big Brother” mes Luizit dhe Armaldos, shkak ka qenë një personazh jashtë shtëpisë, ish i dashuri i Kiarës, Butrin Imeri.
“Se kam dëgjuar asnjëherë kush është ky Butrinti”, dëgjohet të thotë Armaldo, ndërsa Kiara i përgjigjet “Pse bëhesh ngacmues?”. Pas një momenti qetësie, Luizi i është afruar Armaldos dhe i ka dhënë një paralajmërim të fortë.
Luizi: Armldo, Aidën unë e respektoj…
Armaldo: Edhe unë po të respektoj. Dhe unë Kiarën e respektoj, siç po të respektoj ty.
Luizi: Më shih në sy, unë e le këtë lojë direkt dhe e di si del ti prej këtu…
Armaldo: Nëse ti flet në këtë mënyrë e ke shumë gabim, sepse unë nuk po bëj asgjë.
Luizi: Mos ha m*t, rri urtë…
Pas këtij momenti, Armaldo ka bërë sikur nuk ka ditur gjë në lidhje me romancën e kaluar mes Kiarës dhe Butrintit dhe shkoi të sqarohet me Luizin, por ky i fundit nuk e pranoi.












