Mbrëmjen e sotme, Efi u përplas ashpër me opinionisten Zhaklin Lekatari për shkak të pabesive dhe lojës së pisët që bën produksioni kundër çiftit Luiz-Kiara.
Teksa opinionistja e cilësoi si “dhυnë” veprimin e Luizit ndaj Kiarës (skena te lavamani), Efi tha se ajo nuk e sheh si të tillë. Nisur nga kjo, Efi i tha: “Nëse të drejtat e gruas duhet respektuar, pse nuk u përmend aspak tradhtia e Kristit? Pse nuk u komentua?”
Efi vazhdoi duke thënë se Kristi duhej t’i kishte dërguar një mesazh të dashurës jashtë para se të lidhej me dikë tjetër. Mirëpo opinionistja bëri një deklaratë të papritur për të cilën po kryqëzohet në rrjet.
“Në momentin që puth dikë tjetër ja ke dhënë mesazhin tjetrës”, tha Zhaklina. Efi: Po pse duhet ta lëndosh tjetrën jashtë në këtë mënyrë?
Deklarata e Zhakut nuk është pritur aspak mirë në rrjet dhe ndjekësit i janë kthyer kundër. “Sipas Zhakut, tradhtia është mesazhi që duhet t’i përcjellësh tjetrës”, shkruajnë komentet.












