Qetsor Ferunaj ish fitues i edicionit të dytë të Big Brother është rikthyer në këtë format tashmë “Vip” me synimin për të triumfuar sërish.
Në Janar të vitit 2012, Qetsori i akuzua nga policia me akuzën e vjedhjes dhe u la i lirë pak ditë më vonë. Qetsori u akuzua për vjedhjen e disa tubave prej hekuri në pronësi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit.
Sipas akuzës, Qetsor Ferrunaj kishte marrë tre punëtorë për të nxjerrë tubacionet, që kishin shërbyer para viteve 1990 për vaditjen e agrumeve në zonën e Orikumit.
“Më në fund mora vendimin e pafajësisë në dorë, ashtu siç e prisja. Ndihem vërtet i çliruar pas 2 vitesh ankth pas përfshirjes në këtë histori, që mund të konsiderohej absurde për mua, sidomos me etiketimin vjedhje”, tha Qetsori në atë kohë.












