Ilir Meta paraditen e sotme ka shkuar në ambientet e selisë se PD-se per te takuar Sali Berishen.
Ky takim vjen ditë pasi, Partia e Lirisë bëri publike listën me kandidatët e Këshillit Bashkiak për Tiranën, ku në të nuk ishte asnjë emër nga emrat e Berishës. Ai deklaroi se Partia e Lirise do të hyjë në zgjedhje me listën e saj për këshillat bashkiakë duke e shoqëruar këtë fakt edhe me leximin e disa prej emrave.
Kjo do të thotë se nuk do të realizohet koalicioni i përfolur mes Metës dhe Berishës si në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit nën siglën e “Shtëpisë së Lirisë”.
Gjithashtu deputeti i PD, Tritan Shehu ka deklaruar se Partia e Lirisë, e cila drejtohet nga Ilir Meta, nuk do të jetë në koalicion me partitë e tjera opozitare ku do të futen edhe kandidatët e Rithemelimit për kryetarë bashkish.












