Qetsori po përpiqet me çdo kush të bindë Fotininë që të bëhen grup bashkë edhe pse kjo e fundit, i tha atij disa herë që nuk ka dëshirë të jetë pjesë e ndonjë grupi dhe shtoi se ka hyrë ne Big Brother për të luajtur vetëm.
Luizi i tha Fotinisë: “Luaj vetëm dhe ngrihesh ne nivelin e duhur, pasi personat që krijojnë grupe janë “leupurusha” që kanë frikë nga vetmia”. Luizi i tha asaj të ketë kujdes, mos del nga shtëpia si “lepurush”, pasi ajo po joshet nga Qetsori.
Edhe pse ai iu drejtua Fotinisë, komenti i tij ishte ironik dhe në një farë mënyrë po e thonte për Qetsorin, duke qenë se ai u bë palë me Oltën për të krijuar “bandën” kundër Luizit. Fotini siguroi Luizin se nuk do të bëhet pjesë e asnjë grupi kundër tij, pasi ajo ka dëshirë të qëndrojë e vetme në lojën e Big Brother.












