Banori i Big Brother VIP, Luiz Ejlli është ndër personazhet që me humorin dhe pozitivitetin ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar. Ajo që ka mahnitur të gjithë është se shkodrani ka arritur numr rekord të ndjekësve në Instagram dhe shikimeve në Tik-Tok.
Llogaria e tij personale në Instagram që u hap pas hyrjes së tij në Big Brother aktualisht numëron mbi 566 mijë ndjekës ndërsa ai ka arritur 3.9 miliardë shikime në Tik-Tok. Luizi nuk ia ka idenë për këtë pasi pak ditë më parë tha se shpreson që të ketë arritur të paktën 10 mijë ndjekës deri më tani. Por, për të ia siguruar këtë informacion u kujdesën fansat e Luizit duke ia dërguar një dron ku zbuloheshin shifrat rekord.
“Shqipëri-Tetovë me ty LUIZ, Instagram – 566 mijë followers , Tik-Tok – 4 miliardë klikime”, shkruhej në dronin e shoqëruar me një imazh të Luizit.












