Ish-banori i “Big Brother Vip”, Tan Brahimi nuk do të jetë këtë të dielë në “Portokalli”.
Lajmi është konfirmuar nga vetë aktori i humorit përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai thekson se këto ditë ka nevojë për pushim dhe për t’u qetësuar, ndërsa puntatën tjetër do të jetë i pranishëm ne spektaklin e humorit.
“Nuk do jem këtë javë te Portokallia sepse kam nevojë për kohë, kam nevojë për t’u qetësuar pak. Nuk më ka pushuar telefoni, më është lodh pak truri. Të dielën tjetër do jem këtu”, ka thënë Tan Brahimi.












