Henrik Ligori, avokati i Arben Ahmetaj u përgjigj lidhur me vendndodhjen aktuale të ish-zv.kryeministrit. SPAK i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kuvendit ku i kërkon autorizim për arrestimin e Ahmetajt.
Që të ekzekutohet “arrestimi” duhet që të jepet leja nga Kuvendi, ndërsa pritet edhe mbledhja e Komisionit Parlamentar për Mandatet, që të shqyrtohet kërkesa për heqjen e mandatit të deputetit.
Ndërkohë në media ka qarkulluar lajmi se Ahmetaj nuk ndodhet brenda territorit të Shqipërisë, gjë që është mohuar nga avokati i këtij të fundit.
“Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet brenda territorit të Shqipërisë”, ishte përgjigja e avokatit.












