Alma Kaçi ka folur në lidhje me video-skandalin me ish-kryebashkiakun Safet Gjici për të cilën tha se regjistrimi i videos është kryer heren e dytë të takimit.
Gjithashtu Alma ka treguar se me familjen dhe gruan e ish-kryebashkiakut nuk ka pasur asnjë kontakt.
“E kam thënë edhe më parë, nuk është se kam pasur gjë me Safetin. As nuk e kam njohur, as nuk më ka njohur, rasti i dytë që ndodhi resgjistrimi, që e njihja. Por për atë më erdhën informacione nga qytetarë që i bënte të tilla veprime. Kishte goxha abuzime me zyrën. Nuk është çështje faji, s’mund të fajsojmë askënd…”, tregon Alma.
Gazetarja: A keni pasur kontakte me familjen, me bashkëshorten e zotit Gjici?
“Jo. Absolutisht, nuk kam arsye të mbaj kontakte. Nëse s’do të ishte Alma, do të ishte dikush tjetër. Atij i ishin vënë edhe thashetheme, se Kukësi nuk është ndonjë vend i madh, që mos të bie në sy”, rrëfen Alma.












