Kryeministri Edi Rama nga Berlini ka folur për çështjen e emigrantëve ku ka përjashtuar çdo mundësi që marrëveshja me Italinë të ndodhë me ndonjë shtet tjetër, përfshirë këtu edhe Gjermaninë.
Rama ka theksuar se edhe nëse Gjermania gjen ndonjë partner tjetër në rajon do duhet të shihej nëse kjo funksionon në të njëjtën mënyrë.
“Gjermania duhet të gjejë partner tjetër sepse Shqipëria ka lidhje me Italinë dhe Shqipëria nuk mund të bëjë këtë me të gjithë, ndërsa të tjerët mund të përfshihen. Edhe nëse Gjermania gjen një partner tjetër në rajon do të ishte mirë të shihej nëse kjo funksionon në të njëjtën mënyrë. Ajo që do të ndodhë me këto refugjatë apo azilkërkues apo çfarëdo qoftë është se ata nuk do të ndalen në bregun e Italisë, por do të vazhdojnë të ndalen në bregun e Shqipërisë mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit dhe duke kuptuar sërish se Ballkani është një vend vërtetë shumë strategjik, shumë i rëndësishëm në atë që mund të bëhet diçka krejt ndryshe“, tha Rama.