Ditën e premte, Petrit Vasili është thirrur në SPAK ku është pyetur lidhur me lobimin e bërë nga LSI (sot PL) në SHBA.
I pyetur për këtë zhvillim, Ilir Meta deklaroi se nuk ka asnjë lloj frike nga hetimet e SPAK te cilat po ecin me rritme te shpejta lidhur me lobingun që akuzohet se ka bërë LSI-ja në Amerikë. Meta tha se SPAK mund të çojë letra edhe në Hënë, por duhet të ketë të qartë se Ilir Meta dhe LSI kanë zbatuar jo vetëm ligjet në Shqipëri, por edhe në SHBA.
“Sa i takon Metës, SPAK të bëjë çfarë hetimi të dojë, të çojë letra jo në Amerikë por dhe në Hënë, dhe ta ketë të qartë që Meta dhe Partia e Lirise zbatojnë vetëm ligjet e Shqipërisë, Amerikës dhe çdo vendi. Të jeni të sigurt që asgjë nuk ka pasur të kundraligjshme, që të paktën në kohën që unë kam drejtuar, sepse nuk mund të marr përsipër për kohën që nuk kam drejtuar, absolutisht asgjë”, deklaroi Meta.












