Ka zgjatur rreth 1 orë takimi në selinë e PD mes Ilir Metës dhe Sali Berishës. Pas takimit, Meta tha se nuk e shqetëson fare thirrja Petrit Vasilit në SPAK i akuzuar për lobim të LSI-së (sot PL).
SPAK ka nisur hetimet pas kallëzimit nga ish-deputeti Halit Valeri, ku pretendohet se ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka paguar 700 mijë $ për të dalë në foto me presidentin e asaj kohe, Donald Trump. Më herët SPAK ka kërkuar informacion nëpërmjet letër-porosive në Amerikë në lidhje me pagesat e bëra nga LSI-ja.
Jeni i shqetësuar nga hetimet e SPAK-ut? “Asnjëherë nuk do të ketë asnjë lloj shqetësimi në raportet e Ilir Metës me drejtësinë, përkundrazi shqetësimi i të gjithëve është afera e inceneratorëve. Kështu që mos kini asnjë shqetësim, përveç shqetësimit që të mbrohen paratë dhe taksat e qytetarëve shqiptarë. Problemi dhe shqetësimi kryesor është se paratë e shqiptarëve digjen lumë nga korrupsioni”, tha Meta.












