Monday, June 29, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Adriatik Lapaj i merr Arlind Qorrit organizimin e protestës, bën ndryshimin e papritur…

by Rilindje
04/06/2026
in POLITIKË
Adriatik Lapaj i merr Arlind Qorrit organizimin e protestës, bën ndryshimin e papritur…

Prej katër ditësh tanimë, qytetarë dhe aktivistë po protestojnë në Tiranë kundër projektit për ndërtimin e resortit në Zvërnec. Edhe pse protesta është prezantuar si një nismë qytetare pa prapavijë politike, ditët e fundit në të janë shfaqur gjithnjë e më dukshëm përfaqësues dhe aktivistë të forcave të ndryshme politike.

Në fillim u raportua se organizimi i protestës ishte marrë përsipër nga Arlind Qorri dhe Lëvizja Bashkë. Ky fakt nuk u mohua as nga vetë Qorri, i cili në daljet e tij publike dhe përmes postimeve në rrjetet sociale e ka mbështetur hapur protestën, duke u pozicionuar si një nga figurat më të spikatura të saj.

Megjithatë, me kalimin e ditëve, në protestë është vënë re gjithnjë e më shumë prania e Adriatik Lapajt dhe aktivistëve të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. Një prej figurave më aktive të kësaj force, Gresa Hasa, ka marrë një rol të dukshëm në promovimin dhe koordinimin e aktiviteteve që lidhen me protestën, duke publikuar vazhdimisht njoftime, thirrje për pjesëmarrje dhe kalendarin e mobilizimeve të ardhshme.

Së fundmi, Hasa ka bërë publik edhe një kalendar aktivitetesh që shtrihet përtej Shqipërisë, duke njoftuar zhvillimin e një proteste solidarizuese në Vjenë më 6 qershor. Në njoftimin e saj, ajo fton shqiptarët që jetojnë në Austri të mblidhen fillimisht përpara Ambasadës së Shqipërisë dhe më pas të marshojnë drejt Kancelarisë Federale Austriake, në mbështetje të protestuesve që kundërshtojnë projektin në Zvërnec.

“Të dashur miq dhe kolegë në Vjenë, Të shtunën, më 6 qershor, në orën 16:30, do të mblidhemi përpara Ambasadës së Shqipërisë (Boltzmanngasse 16) në solidaritet me qytetarët në mbarë Shqipërinë që po protestojnë për të mbrojtur natyrën, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Pas protestës, do të marshojmë drejt Kancelarisë Federale të Austrisë (Ballhausplatz 2) për t’i bërë thirrje qeverisë austriake që të dëgjojë zërin e protestuesve dhe të shoqërisë civile në Shqipëri, si dhe të mbështesë dhe të vendosë një dialog të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e tyre”, shkruan ajo.

Në këtë kontekst, duket se Lapaj dhe aktivistët e tij janë duke “përvetësuar” protestën, e cila fillimisht u identifikua më shumë me angazhimin e Arlind Qorrit dhe aktivistëve të Lëvizjes Bashkë.

NGA KATEGORIA

Ndodh e pazakonta në protestën para Kryeministrisë/ Sapo ndizet…
POLITIKË

Merr fund rumpalla e protestuesve të “Zvërnecit”, policia bën LËVIZJEN e fundit…

29/06/2026
Alarm i kuq/ Ja 5 qytetet më të nxehta të Shqipërisë, paralajmërimi i frikshëm për…
POLITIKË

Alarm i kuq/ Ja 5 qytetet më të nxehta të Shqipërisë, paralajmërimi i frikshëm për…

29/06/2026
Kokalari i tregon “vendin” Ulsi Manjës dhe Edi Ramës: Nëse do të më kishin lejuar…
POLITIKË

Kokalari i tregon “vendin” Ulsi Manjës dhe Edi Ramës: Nëse do të më kishin lejuar…

29/06/2026
“E gjitha bota me sytë nga ju!”/ Europianët: S’kishim parë popull kaq të…
POLITIKË

Protesta e “Zvërnecit”/ Vjen paralajmërimi I FORTË për 4 Korrikun, ja çfarë do të ndodhë…

28/06/2026
“Po ngrihet një dallgë dh*ne”/ Edi Rama REAGON fort për protestën e “Zvërnecit”….
POLITIKË

Rama nxjerr PAMJET e pazakonta/ Kryeministri: Nuk e priste askush që…

28/06/2026
Berisha tregon prapaskenat: Protestuesit që kërkojnë burgosjen time…
POLITIKË

Berisha tregon prapaskenat: Protestuesit që kërkojnë burgosjen time…

27/06/2026

LAJMET E FUNDIT:

‘‘Kjo është luftë’’/ Protesta kombëtare dhe ditëlindja e tij, zbardhen “porositë” e Ramës…
EDI RAMA

‘‘Kjo është luftë’’/ Protesta kombëtare dhe ditëlindja e tij, zbardhen “porositë” e Ramës…

29/06/2026
Ndodh e pazakonta në protestën para Kryeministrisë/ Sapo ndizet…
POLITIKË

Merr fund rumpalla e protestuesve të “Zvërnecit”, policia bën LËVIZJEN e fundit…

29/06/2026
Ilir Metën e “braktis” edhe avokati, Kujtim Cakrani njofton largimin nga ish-presidenti
AKTUALITET

Ilir Metën e “braktis” edhe avokati, Kujtim Cakrani njofton largimin nga ish-presidenti

29/06/2026
Mero Baze “shpërthen” dhe ofendon keq protestuesit: Janë psikopetër që…
TË TJERA

Mero Baze “shpërthen” dhe ofendon keq protestuesit: Janë psikopetër që…

29/06/2026
Ajola Xoxa lind djalin e dytë, Erion Veliaj merr LAJMIN E BUKUR nga qelia/ Zbulohet LËVIZJA e SPAK-ut…
EDI RAMA

Ajola Xoxa lind djalin e dytë, Erion Veliaj merr LAJMIN E BUKUR nga qelia/ Zbulohet LËVIZJA e SPAK-ut…

29/06/2026
Berisha i kërkon dorëheqjen/ Rama LËVIZJE të menjëhershme ditën e hënë, mbledh…
EDI RAMA

Edi Rama takim urgjent me socialistët/ Ja “porosia” dhe çfarë u diskutua…

29/06/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!