Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa janë bërë prindër për herë të dytë. Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës ka sjellë në jetë djalin e tyre të dytë.
Menjëherë sapo ka mësuar lajmin, për ardhjen në jetë të djalit të dytë, Erion Veliaj përmes avokatëve mbrojtës i është drejtuar me shkresë zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe SPAK, për të dalë me leje të posaçme nga qelia.
Leja 48 orëshe është pranuar dhe tashme Erion Veliaj do të takoje djalin e tij në Maternitetin shtetëror “Koço Gliozheni”. Çifti ka përdorur metodën “in vitro” për këtë shtatzëni të dytë, pasi siç ka pretenduar dhe akuzuar Erion Veliaj nga qelia disa kohë më parë, presioni dhe përndjekja e SPAK ka bërë që bashkëshortja e tij të dështojë dy herë.
Ajola dhe Erioni janë prindër edhe të një djali tjetër 7 vjeçar, Kajan, i cili ka lindur më 6 tetor 2018 dhe është fëmija i parë i tyre. Tashmë, familja është shtuar edhe me një anëtar të ri, emri i të cilit pritet të njoftohet më vonë nga çifti.
Fëmija i dytë i tyre vjen në një moment të vështirë dhe delikat, pasi kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025.












