Një mbledhje e grupit parlamentar të PS është mbajtur në Kryesinë e Kuvendit ku pjesë e saj ishte dhe kryeministri Edi Rama.
Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe tashmë ka përfunduar me largimin e Ramës dhe një pjese të kabinetit qeveritar. Fokusi i diskutimeve kanë qenë dy seanca që do mbahen këtë javë, ditën e nesërme dhe ditën e enjte.
Ditën e nesërme pjesa më e madhe i dedikohet raporteve të institucioneve të pavarura, ndërsa të enjten është një seancë nornale me rend dite që i takon projektligjeve.
Gjithashtu, në mbledhjen e grupit të PS-së është kërkuar që deputetët të jenë më aktiv në rrjetet sociale. Kanë mbetur dhe 4 seanca plenare për tu zhvilluar në muajin korrik për t’u mbyllur sesioni parlamentar, ku me interes pritet të jetë reforma territoriale ku është ngritur një komision i posaçëm.












