Janë anuluar të gjitha fluturimet nga Shqipëria drejt aeroporteve greke për datën 9 prill.
Sipas burimeve, bëhet me dije se ky vendim ka ardhur për shkak të grevës 24-orëshe të shërbimit civil në Greqi.
Po ashtu, autoritetet këshillojnë të gjithë pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion.
Kujtojmë se grevat e shërbimit civil në Greqi kanë qenë të shpeshta dhe kanë përfshirë sektorë kyc të transportit.