Friday, October 2, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Ahmetaj hodhi akuza të forta ndaj tij, Rama i zhgënjyer nga ish-zv.kryeministri: Një “maskë…

by Rilindje
12/09/2026
in EDI RAMA
Ahmetaj hodhi akuza të forta ndaj tij, Rama i zhgënjyer nga ish-zv.kryeministri: Një “maskë…

Kryeministri Edi Rama, i cili prej më shumë se dy orësh po zhvillon një podcast të gjatë së bashku me gazetaren Rudina Xhunga, ka komentuar për herë të parë edhe rastin e ish-bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, Arben Ahmetaj, i cili vetëm pak ditë më parë hodhi akuza të forta ndaj kreut të qeverisë.

Teksa fillimisht ka komentuar akuzat për korrupsion, Rama tha se ende nuk është vërtetuar në gjyq për një aferë që ka prekur buxhetin e shtetit.

“Dorën në buxhetin e shtetit duhet ta vërtetojmë në gjyq dhe deri më tani nuk kam parë shkelje të kësaj natyre. Kam parë akuza, me disa elementë të ekzagjeruar në dosjen e inceneratorëve nga SPAK-u, por në buxhet të shtetit ende nuk kam parë”, tha Rama.

Ndërsa, e pyetur nga gazetarja Xhunga në lidhje me emërimin e Arben Ahmetajt si zv.kryeministër në kohën që ndaj tij kishte akuza për korrupsion, kreu i qeverisë tha se ai nuk niset nga perceptimet, por zgjedh t’u besojë njerëzve.

“Po të nisem unë nga akuzat për të mos e vendosur dikë në detyrë, unë duhet ta shkarkoja veten time çdo mëngjes nga çdo detyrë. Ose çdo darkë, se ja, jam akuzuar unë, nuk është akuzuar njeri në këtë vend. Dhe kjo, duke e ditur shumë mirë veten, më ka bërë që të mendoj që të tjerët akuzohen padrejtësisht”, deklaroi Rama.

Për herë të parë, Rama ka shprehur zhgënjimin për Ahmetajn, pasi, sipas tij, “ka investuar në një maskë karnavalesh” dhe në një “burim të ndotur”.

“Por koha vërtetoi që, në rastin që ju përmendët, unë kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik për t’u besuar. Në qoftë se del që burimi që ti ke investuar është i ndotur apo burimi që ti ke parë është i ndotur, apo maskë karnavalesh, është e dhimbshme, por është fakt”, tha ai.

NGA KATEGORIA

Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj…
EDI RAMA

Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj…

02/10/2026
Rama tregon “planin” që po sjell ndryshimin DRASTIK: Në Shqipëri do të…
EDI RAMA

“Jemi në fazën përfundimtare”/ Rama jep lajmin për mediat gjermane: Së shpejti, në Shqipëri…

02/10/2026
Rama publikon FOTON me presidentin Amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që…
EDI RAMA

Rama publikon FOTON me presidentin Amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që…

01/10/2026
Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, fton…
EDI RAMA

Rama shpërthen për kullat dhe arkitektët e huaj: Nuk dimë t’i bëjmë…

01/10/2026
Rama nuk tërhiqet, mesazh i fortë përpara presidentes së Komisionit Europian: Këtu mbaron…
EDI RAMA

Rama nuk tërhiqet, mesazh i fortë përpara presidentes së Komisionit Europian: Këtu mbaron…

01/10/2026
Çfarë i kamë thënë ndërkombëtarët për Vlora Hysenin? Rama “then heshtjen”: Materialet…
EDI RAMA

Çfarë i kamë thënë ndërkombëtarët për Vlora Hysenin? Rama “then heshtjen”: Materialet…

30/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…
BOTA

“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…

02/10/2026
Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj…
EDI RAMA

Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj…

02/10/2026
Rama tregon “planin” që po sjell ndryshimin DRASTIK: Në Shqipëri do të…
EDI RAMA

“Jemi në fazën përfundimtare”/ Rama jep lajmin për mediat gjermane: Së shpejti, në Shqipëri…

02/10/2026
Videot me “pullë të kuqe” te Adi Hilës me femrat VIP “thyen” rrjetin, mbërrin DENONCIMI i parë në Polici…
AKTUALITET

Videot me “pullë të kuqe” te Adi Hilës me femrat VIP “thyen” rrjetin, mbërrin DENONCIMI i parë në Polici…

02/10/2026
VIDEO/ Erion Braçe përplaset fizikisht me banorët, një protestues tenton ta godasë me…
AKTUALITET

VIDEO/ Erion Braçe përplaset fizikisht me banorët, një protestues tenton ta godasë me…

02/10/2026
Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

“Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta”/ Deklarata surprizë nga…

02/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!