Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është “rikthyer” dhe do të flasë sërish nga arratia për emisionin e Çim Pekës në SYRI TV.
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Arben Ahmetajn nga kongresi i PS teksa iu referua me termin “tigri syshqyer”.
“Di të them një gjë, me siguri. Lufta antikorrupsion me denoncime të përditshme dhe me baltë të përditënatshme që na bëhet nga i ziu dhe i bardh, i gjithë cirku i tyre me klloun dhe arusha që turren të bashkia e Tiranës, si tek torta e pavarësisë dhe me minj që dalin nga vrima, që dalin si tigra, syshqyer nga presioni që i bën në stomak kackavalli i mykur, apo me qime prapanicash. Të më falë prapanica për shprehjen. Që bëjnë si lajmëtarët e qametit, nuk pi ujë me shqiptarët. Zero”, – tha Rama.












