“Air Albania” ka reaguar pas akuzave të Arbën Ahmetajt i cili deklaroi se kompania ajrore ka falimentuar.
Gjithashtu gjatë reagimit “Air Albania” njofton se ish-zv/kryeministri Ahmetaj është në borxh me këtë kompani ajrore për shkak se nuk ka paguar për fluturimet e tij dhe familjarëve.
“Në përgjigje të interesimit të disa mediave lidhur me deklaratat e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj mbi kompaninë ‘Air Albania’, informojmë se: Zoti Arben i detyrohet kompanisë sonë një shumë të konsiderueshme, pasi ai dhe familjarë të tij kanë udhëtuar me ‘Air Albania’ pa paguar biletat. Në mënyrë të përsëritur zoti Arben ka premtuar se do ta shlyejë kompaninë, por kjo nuk ka ndodhur akoma. Lidhur me akuzat e tjera të tij, mund të themi vetëm se ato janë po aq të besueshme sa besueshmëria e zotit Arben si klient i Air Albania”, thuhet në reagim.












