Ermiona u përjashtua nga shtëpia e “Big Brother Vip”. Pas lajmërimit që u bë “Prime-n” e të shtunës nga “Vëllai i Madh” se nuk do të tolerohej më asnjë llojë dhune fizike apo verbale, Jona u pezullua për shkak të gjuhës së perdorur ndaj Oltës, Maestros dhe Kiarës.
Një mesazh në rrjetet sociale në mbështetje të saj, e ka postuar edhe Albërie Hadërgjonaj, ish-kunata e Lekbellos. Po, po e dëgjuat mirë. Dyshja dikur kanë qenë kunata, pasi Ermiona ka qenë e martuar me vëllain e ish-bashkëshortit të Albëries. Fryt i kësaj martese madje është vajza e tyre, e quajtur Elisa.
“Njerëzit e vërtetë nuk i duam! O Jona, o bish, o je ti feministë o s’ka njeri në këtë shoqëri, sepse të njoh mirë. Ti kurrë nuk ke bërë kompromise me të padrejtën! Fitove zemrat e shumë njerëzve dhe kjo është fitore! Të dua”, ka shkruar Albëria.