Demokrati Aldo Bumçi thotë se PD-ja do të fitojë më shumë se 30 bashki në zgjedhjet lokale të 14 majit që do të mbahen në Shqipëri. Kjo deklaratë vjen si reagim ndaj asaj të bërë ditë më parë nga Sekretari i PS, Damian Gjiknuri, i cili tha se socialistët marrin mbi 40 bashki.
Bumçi tha se Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha dhe aleatët e saj, kanë të sigurta mbi 30 bashki.
“Do jemi mbi 30 bashki. Në 2015 fituam 16 bashki të vetëm. Partia e Lirisë nuk ishte në aleancë me ne dhe fitoi 9 bashki, PDIU fitoi 3 bashki. Rreth 10 bashki të tjera janë lënë për dhjetëra dhe qindra vota”, tha Bumçi.