Qendra Spitalore ne Tiranë “Shefqet Ndroqi” është pajisur me një tjetër aparaturë mjekësore jetë-shpëtuese për trajtimit e pacientëve në gjendje të rëndë me probleme pulmonare dhe kardiake.
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu theksoi se aparatura e re mjekësore,” ECMO” (memrane oxigjenuese extracorporale) vjen për herë të parë në Shqipëri dhe shërben si mushkëri për pacientin.
Një pajisje e tillë e avancuar mjekësore, ndihmon pacientët me problem të rënda shëndetësore, veçanërisht në rastet kur mushkëritë dhe zemra nuk funksionojnë siç duhet.
Aparatura ECMO pompon në mënyrë të vazhdueshme gjakun nga trupi dhe më pas e shpërndan atë përmes pajisjeve që rrisin oksigjenin dhe heqin gazin karbonik deri në momentin e stabilizimin të pacientit.