“Goditjet” e forta të SPAK dhe GJKKO ndaj politikanëve të korruptuar majtas dhe djathtas, ka bërë që të rikthehet besimi i qytetarëve te institucionet e “drejtësisë së re”.
Ndryshe nga retorika politike, perceptimi qytetar se institucionet e drejtësisë po bëjnë një punë shumë të mirë është i lartë.
Më shumë se 60% e qytetarëve besojnë te puna e SPAK dhe lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në një sondazh të bërë publik nga “Qendresa Qytetare”, besimi i qytetarëve në SPAK është rritur me 10% në vitin 2023 krahasuar me atë të një viti më parë.













