Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është takuar me eurodeputetin e zgjedhur të Demokracisë së Re, Fredi Belerin.
Kryeministri grek uroi që shumë shpejt Beleri të dalë përgjithmonë nga burgu, ndërsa kishte edhe një mesazh për Shqipërinë me qëllim për t’u integuar sa më shpejt në Bashkimin Europian.
“Më lejoni t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si eurodeputet grek, në Bruksel dhe Strasburg, me Demokracinë e Re. Jam i sigurt se Beleri do t’i përmbushni plotësisht detyrat tuaja. Shpresoj që shumë shpejt Beleri të dalë përgjithmonë nga burgu, të mbyllet ky kapitull që të mund të ecim përpara. Ne kemi të gjitha arsyet për të kërkuar një Shqipëri që të afrohet më shumë me Evropën, duke respektuar angazhimet e saj evropiane. Mendoj se ky është një qëllim i përbashkët për të cilin të gjithë duam të punojmë”, tha Mitsotakis.












