“Topi i Artë”, Karim Benzema humbi Kupën e Botës në Katar për shkak të një dëmtimi muskulor në prag të turneut.
Të hënën ai njoftoi lamtumirën me kombëtaren, por nga Franca flasin për rimendimin e tij të mundshëm në rast se Zinedize Zidane zë vendin e Didier Deschamps në krye të transalpinëve. Marrëdhënia e Benzema me kombëtaren franceze është një torturë prej kohësh tashmë dhe problemet datojnë shumë vite më parë, kur doli çështja Valbuena(2015), për të cilën Karim u ndëshkua me përjashtim për shumë vite nga skuadra.
Sipas faqes franceze Foot Mercato, Topi i Artë do të mendojë për një rikthim në kombëtare vetëm nëse Deschamps zëvendësohet nga Zinedine Zidane në krye të Bleus.