Pas zyrtarizimit të listave për kandidatë për deputet, kryeministri Rama ka tallur opozitën, duke thënë se sot është zgjuar i mërzitur për shkak se Kujtim Gjuzi dhe Dashnor Sula janë lënë jashtë listave.
Me ironi, Rama thotë se Kujtim Gjuzi është përfaqësuesi me dinjitoz i “Shqipërisë madhështore”, ndërsa Sulën e krahasoi me epitetin e vjetër “Gjel Peqini” për të cilin tha se e poshtëroi këneta.
“Skuadra në listën e mbyllur të kryeqytetit është tribuna VIP e kënetës. Doni të shihni kush janë personat VIP të kënetës, shikoni listën e mbyllur të kryeqytetit, ku mungon Kujtim Gjuzi, i cili po keqpërdoret, sepse është i vetmi që do ta kishte merituar aty në skuadrën e mbyllur. Për atë nivel që ka këneta, me ato mustaqe që ka Kujtimi, e meritonte. Ndërkohë që i madh Dash Sula, i cili nuk ka lënë gjë pa bërë për ta kapur një vend në tribun VIP, u la jashtë. Me sa mora vesh u arratis sepse nuk e përballonte dot këtë poshtërim që i bëri këneta dhe vazhdon të besojë së Shqipëria Bëhet. Në fund të ditës, Dash Sula, thuaj çfarë të duash, është gjel deti i Peqinit dhe nuk pajtohet dot këneta me të. Është tip i veçantë në llojin e vetë”-u shpreh Rama.
Kujtojmë që Dashnor Sula u la jashtë listave të PD në Elbasan, duke e detyruar atë të largohet dhe t’i bashkohet koalicionit të Adriatik Lapajt.